Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë për të parën herë më 13-14 Mars.
Sipas burimeve të Klan News, Komisionerja për Zgjerimin në vizitën e saj në Tiranë do të komunikojë publikisht mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare me Shqipërinë në datë 18 Mars.
Ndërkohë bëhet e ditur se Kos do të takojë Kryeministrin Edi Rama si dhe përfaqësues të opozitës shqiptare.
Ndërkohë Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata në Bashkimin Evropian, Marta Kos e pranishme në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih që u mbajt më 16 Shkurt, së bashku me kryeministrin Rama tha se duhet përshpejtuar procesi integrimit për vendet aspirante për integrimin në BE.