Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.
Në kuadër të afateve ligjorë, Komisioneri Publik ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke vlerësuar se Dritan Banushi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
“Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 229, datë 28.1.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Banushi”, thuhet në njoftim./ Opinion.al