Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioneri Celibashi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të vonuara, votimi i Diasporës duhej futur në ligj një vit më parë

2024/07/09 at 7:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Komisioneri Celibashi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të vonuara, votimi i Diasporës duhej futur në ligj një vit më parë

Në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shprehu sot shqetësim për ecurinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të cilat i cilësoi si të vonuara.


Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Celibashi theksoi se votimi i Diasporës duhej futur në ligj një vit më parë, sipas qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tani mbetet për t’u parë se çfarë do të miratojë Kuvendi për këtë çështje.

Ai i bëri këto komente pas një tryeze të rrumbullakët të KQZ-së dhe OSBE-së me partitë politike dhe shoqërinë civile, ku kreu i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, bëri thirrje për reformë gjithëpërfshirëse dhe me mirëkuptim për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë për Zërin e Amerikës se ndryshimet në Kodin Zgjedhor si zakonisht bëhen në momentin e fundit, gati 6 muaj përpara periudhës zgjedhore në Shqipëri, dhe kjo ka ndikim jopozitiv në përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor

“Koha në dispozicion e vendos KQZ-në në vështirësi për t’i përgatitur zgjedhjet nga çdo pikëpamje ashtu siç duhet të bëhen zgjedhjet në një vend demokratik. Kjo është një histori e përsëritur në Shqipëri, ku ndryshimet në Kodin Zgjedhor bëhen në minutën e fundit”, thotë zoti Celibashi.

Ai shtoi se 9 muaj mjaftojnë të përgatitet një proces zgjedhor normal, por kur ligji dihet dhe është aty i miratuar, jo kur ai mund të ndryshojë.

“Tani jemi në mes të muajit korrik. Data më e afërt e mundshme për zgjedhjet e ardhshme është 15 prilli, ndaj përgatitjeve u mbeten më pak se 9 muaj të plota nga fushata e ardhshme zgjedhore, shto këtu edhe pasigurinë, që ende nuk e dimë se çfarë ndryshimesh do të ketë në Kodin Zgjedhor”, thotë komisioneri Celibashi.

Pengesë kryesore në miradministrimin e procesit zgjedhore janë komisionet bipartizane me anëtarë nga forcat politike, shtoi ai. Partitë politike të të gjithë krahëve e kanë pranuar që kjo formulë nuk funksionon, por ato nuk u angazhuan në procesin për ta ndryshuar këtë formulë, tha zoti Celibashi. Por aktualisht ajo çfarë kërkon angazhim në kohë dhe energji për KQZ-në është votimi nga jashtë.

“Do të kishim preferuar që ashtu si Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar, të ishin amenduar për votimin nga jashtë një vit më parë. Jemi shumë shumë vonë, por në një mënyrë ose në një tjetër ta qasim këtë problematikë, që na e kanë krijuar të tjerët”, tha zoti Celibashi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shtoi se më e mira për administrimin e procesit zgjedhore do të ishte që rregullat e garës zgjedhore të pranohen nga të gjithë, e të mos miratohen në mënyrë të njëanshme.

Edhe kreu i Pranisë së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, bëri thirrje për reformë gjithëpërfshirëse, dialog të hapur, të gjerë dhe bashkëpunim e mirëkuptim në shqyrtimin e çështjeve zgjedhore sipas përparësive dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Prania e OSBE-së në Shqipëri vazhdon të jetë e angazhuar të mbështesë proceset demokratike dhe integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ne besojmë se transparenca, gjithëpërfshirja dhe miradministrimi i procesit zgjedhor përbëjnë elemente themelorë të zhvillimit demokratik të vendit”, tha ambasadori Tarran, drejtues i OSBE-së në Shqipëri.

Ai e cilësoi si sfidë ende të pazgjidhur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi votimin e shqiptarëve nga jashtë vendit, ndërsa theksoi se “kur ka vullnet atëherë ka edhe zgjidhje”.

Por vëzhgues të pavarur vendas vërejnë se forcat kryesore politike nuk kanë vullnet politik për mirëkuptim as për gjithëpërfshirje.

Drejtuesja e SHKD-së, Gerta Meta, thotë se PS po bën ndryshime në ligj me autorësinë e saj dhe pa dakordësinë e palëve dhe ky ishte dështimi i radhës me reformën zgjedhore, ku sërish nuk flitet për rekomandimet e ODIHR-it dhe mbetet dyshimi se po afrohen zgjedhje të kundërshtuara dhe një proces i bërë pis.

“Nuk e duan gjithëpërfshirjen, nuk e duan konsensusin. Palët kanë një reaksion kur vjen puna për ta rikthyer në agjendë reformën zgjedhore, duke vënë përpara kërkesa që e çojnë diskutimin në pikën 0, diskutimi fillon nga e para dhe nuk ka një përparim as në ato çështje që partitë në deklarata të mëvetshme pohojnë se janë gati t’i pranojnë”, thotë zonja Meta.

Përfaqësuesit e partive politike ia kaluan përgjegjësinë njëra tjetrës lidhur me reformën zgjedhore dhe e gjejnë fajin tek pala tjetër sa i takon vullnetit politik për mosarritjen e mirëkuptimit.

PS i ka propozuar Kuvendit që votimi i Diasporës nga jashtë të organizohet dhe realizohet përmes KQZ-së. Po ashtu u propozua të shtrihet votimi elektronik në 5 Qarqe, edhe ulja e pragut të herësit për të fituar një mandat brenda partisë.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen miratuar me shumicë të cilësuar, nga 3/5 e deputetëve dhe ndërsa opozita shprehu zhgënjim, që propozimet e saj nuk u përfillën.

Ende nuk është e qartë nëse do të arrihen ose si do të arrihen numrat e duhur për të miratuar propozimet e socialistëve, ndërsa Kuvendit i kanë mbetur edhe disa seanca plenare deri në mbylljen e këtij sesioni në prag të pushimeve./VOA



Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Singapori miraton zyrtarisht insektet si ushqim i ngrënshëm

Singapori miraton zyrtarisht insektet si ushqim i ngrënshëm

13-vjeçarja rrëzohet nga jet-ski, transportohet me helikopter drejt Tiranës

13-vjeçarja rrëzohet nga jet-ski, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një tjetër finale e parakohshme/ Sfida Spanjë-Francë, zbulohen formacionet zyrtare

Një tjetër finale e parakohshme/ Sfida Spanjë-Francë, zbulohen formacionet zyrtare
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com