Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e bërë një ditë më parë gjatë një takimi me të rinjtë e Partisë Socialiste, lidhur me fotot e tij nudo të publikuara në rrjet.
Sot në rubrikën “Sy m’sy”, Rama ironizoi opozitën teksa i quajti “zhabulanë që duan të bëjnë dhe moralistin”.
Më tej, ai u shpreh se imazhet në Google janë të mbuluara dhe theksoi se të rinjtë në takim nuk ishin fëmijë.
“O pika pika. Unë sipas tyre në takimin me votuesit e parë atje që po tregoja një histori me Pandi Majkon, që lidhet me historinë tonë dhe ishte episodi i nxjerrjes së fotove të mia nudo dikur në fushatën e 2007 nga këta zhabulanët që duan të bëjnë dhe moralistin, na tregojnë se çfarë është familja, edhe përmenda që janë në Google.
Në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata, e treta si ka mundësi ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, se si nuk duhet të sillet dhe çfarë nuk duhet të thotë njeri me akuza e sharje ektreme, si ka mundësi. Jam pa fjalë”, tha Rama.