UEFA e ka cilësuar mëse të merituar fitoren e kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë në shkrimin e saj për ndeshjen e mbrëmshme.
“Zgjerimi në 24 skuadra i turneut ishte planifikuar gjithmonë që t’u jepte kombeve më të vogla në Europë një mundësi të shkëlqenin dhe Shqipëria e ka treguar se të ashtuquajturit ‘të vegjël’ mund të tregojnë vlerat e tyre.