Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koment/ Pse facebook nuk do të ‘vdesë’ kurrë!

2018/05/27 at 7:48 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook bën një tjetër ndryshim për ndjekësit e lajmeve

epa03734736 (FILE) A file picture dated 10 April 2012 shows an Apple iPhone 4 running the Instagram app as held in front of a Facebook logo on a computer monitor in Hanover, Germany. According to media reports, a secret intelligence program called 'Prism' run by the US Government's National Security Agency has been collecting data from millions of communication service subscribers through access to many of the top US Internet companies, including Google, Facebook, Apple and Verizon. Reports in the Washington Post and The Guardian state US intelligence services tapped directly in to the servers of these companies and five others to extract emails, voice calls, videos, photos and other information from their customers without the need for a warrant. EPA/JULIAN STRATENSCHULTE

Isha student në Universitetin e Indiana në vitin 2004 kur dëgjova për herë të parë për një faqe interneti për të rinjtë në moshën time. Kam biseduar me disa miq në dhomën time të konviktit, në fillim të një semestri të ri.

“A keni dëgjuar për Facebook-un?” Pyetën disa prej tyre. “Duhet të hapni një llogari. Është një mundësi për të komunikuar mes studentëve në universitet”.

Më herët gjatë muajit Prill të vitit 2018, themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, u ul në Kongresin amerikan në përpjekje për të bindur ligjvënësit që rrjeti i tij social, fillimisht i krijuar si një mënyrë për studentët që të vihen në kontakt me njëri-tjetrin, nuk përbën kërcënim për stabilitetin e demokracisë perëndimore dhe nuk i neglizhon të dhënat personale të përdoruesve të tij.

Gjatë seancës, ai pranoi se kompania e tij nuk kishte bërë mjaftueshëm për të parandaluar shërbimet që lejojnë përhapjen e lajmeve të rreme, ndërhyrjet e huaja në zgjedhje dhe rrjedhjen e të dhënave. Në Mars, rezultoi që një konsulencë politike e quajtur Cambridge Analytica përdori të dhëna të mbledhura nga miliona përdorues të Facebook pa miratimin e tyre. Skandali tronditi Facebook dhe e ka detyruar themeluesin e tij të rishqyrtojë mënyrën se si ky rrjet social funksionon.

Në raundin e dytë të ndjesës së Zuckerberg ai u përball me Parlamentin Europian këtë javë dhe u ballafaqua me pyetje edhe më të ashpra, ashtu si edhe Evropa është gati të fusë ligje të reja që do të paraqesin disa nga rregullat më strikte të privatësisë së të dhënave në botë: Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave.

Kjo është shumë larg nga arsyeja që unë dhe shokët e mi të universitetit e kemi përdorur rrjetin social 14 vite më parë: dërgimin e një kërkese miqësie të dikujt që na pëlqente etj. Si një nga mijëra përdoruesit e parë, unë mendoj se evolucioni i Facebook dhe funksioni i tij në shoqëri është interesant po aq sa edhe shqetësues.

Por edhe pas katastrofës së Cambridge Analytica, Zuckerberg përfundimisht kërkoi falje ndaj 87 milionë përdoruesve të Facebook, të dhënat e të cilëve ishin të shpërndara.

“Biznesi i Facebook do të përshpejtohet”, thotë Scott Galloway, një profesor i marketingut në Universitetin e Nju Jorkut.

“Konsumatorët e bëjnë shumë të madhe, por cili është vendi i parë ku ata “hidhen” për të shprehur zemërimin e tyre? Facebook dhe Instagram. Dhe me 2.2 miliardë përdorues aktivë çdo muaj, reklamuesit nuk kanë zgjidhje tjetër përveç përdorimit të Facebook”.

Kompania kërkimore eMarketer parashikoi në Shkurt se numri i përdoruesve të rinj të Facebook është duke u ulur. 2.8 milionë amerikanë të moshës 25 dhe më të rinj e kanë braktisur Facebook-un vitin e kaluar dhe me më shumë parashikime për largime në vitin 2018.

Megjithatë, ka shumë stabilitete me ata më të mëdhenjtë në moshë, madje edhe me të moshuarit. E ardhmja e Facebook-ut mund të ndryshojë vetëm nëse qeveritë në vende të ndryshme vendosin që të ndalojnë përdorimin e tij, për shkak të influencës që ka.

“Unë nuk mendoj se çështja është ‘vrasja e Facebook-ut’”, thotë Sherry Turkle, profesoreshë e shkencave sociale dhe teknologjisë në Institutin e Massachusetts. “Unë mendoj se çështja është se çfarë do t’i bënte njerëzit ta përdornin Facebook-un në mënyrën jo të duhur. Tashmë jemi të vetëdijshmë për rrezikun e rrjedhjes së të dhënave dhe lajmet e rreme.

Dhe kështu ekziston një lëvizje e konsumatorit që kërkon parametra më të përshtatshëm. Njerëzit kërkojnë të kontrollojnë se si Facebook përdor të dhënat e tyre dhe njerëzit venë në Facebook vetëm atë që ata janë të gatshëm të ndajnë me të tjerët”.

Ekziston edhe fakti i thjeshtë që Facebook ka një monopol.

“Përmasat e Facebook dhe paratë që ka, do të thotë se ata mund të fitojnë çdo konkurs”, thotë Galloway, duke treguar shembuj të tillë si WhatsApp dhe Instagram, të cilët u “zhytën” përfundimisht në gjigandin Facebook.

Tani për tani, Facebook është ende i rrënjosur në jetën tonë të përditshme dhe nuk do të ketë një ikje të menjëhershme.

“Ajo që ka më shumë gjasa të ndodhë është se njerëzit fillojnë të kuptojnë se tregjet dhe ekonomia mund të jenë më mirë, duke nxitur, duke krijuar vende të reja pune, nëse do të ndërtojmë kompani të reja në vend të vetëm njërës”, thotë Galloway.

Ky është një rezultat më i mundshëm sesa thjesht rrëzimi apo zhdukja e Facebook-ut.

Në mënyrë që kjo të ndodhë, qeveritë do ta bëjnë Facebook më pak të fuqishëm. Dhe ndërsa suksesi i Facebook ka kënaqur nevojat tona njerëzore për komunikimin, përmasat e tij, numri i madh i përdoruesve dhe fuqia qendrore kanë sjellë një vështrim të pashembullt, siç e kemi parë gjatë kësaj jave në Evropë.

*Bryan Lufkin, BBC

Në shqip: tvklan.al




Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shkarkohet Erion Veliaj

23 Shtator, 2025 5:25 pm
Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
Aktualitet

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…

23 Shtator, 2025 4:59 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Kush janë 3 këshilltarët e PS që nuk do votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut

23 Shtator, 2025 4:37 pm
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
Kryesore

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

23 Shtator, 2025 3:51 pm
PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit
Kryesore

PD i drejtohet “Kushtetueses”: Të shfuqizohet Diella dhe rregullorja e re e Kuvendit

23 Shtator, 2025 3:26 pm
“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Kronikë

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë

23 Shtator, 2025 1:34 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre

23 Shtator, 2025 12:26 pm
Para
Hajdutët mësyjnë kishën, thyejnë arkën ku mbahen paratë e besimtarëve

Hajdutët mësyjnë kishën, thyejnë arkën ku mbahen paratë e besimtarëve

Shoqata e Gazetarëve: Dënojmë dhunën ndaj gazetarit Kasmi në protestë

Shoqata e Gazetarëve: Dënojmë dhunën ndaj gazetarit Kasmi në protestë

Shqipëria do më shumë turistë të huaj, sepse rusët po shpenzojnë më shumë se shqiptarët e Kosovës!

Bashkë me vapën shfaqen dhe nudistët në plazhe (foto)
















TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com