Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koment/ Pse BE lejon të sundojnë në Ballkan liderët autokratikë?

2017/07/13 at 4:16 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koment/ Pse BE lejon të sundojnë në Ballkan liderët autokratikë?

Nga Adelheid Feilcke


Po, vërtet BE ofroi vërtet diçka më shumë: Do të ketë më shumë fonde madje edhe projekte konkrete në hapësirën infrastrukturore dhe transportit. Po, perspektiva e anëtarësimit u ripërtëri edhe një herë me zë të lartë. Por nuk ka vend për të filluar t’i rrahim shpatullat njëri-tjetrit pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste. Sepse problemet e këtyre vendeve brenda tyre e mes njëri-tjetrit janë shumë më të thella, sa të mund të zgjidhen me mjetet që u ofruan aty.

Ato jo vetëm që janë të thella, ato janë themeltare dhe nuk kapen sa duhet në rrënjët e tyre edhe nga Procesi i Berlinit, ndërkohë në vitin e katërt të tij. Prandaj edhe progresi është i vogël, deziluzionimi i madh, e për këto arsye këto procese në vijim e sipër mund të ngecin në çdo kohë apo edhe të ndërpriten.

Ajo shtjella e fuqishme me emrin BE ka kohë që nuk rrëmben më politikisht. Politikanët e vendeve të Ballkanit nuk e shprehin aspak mirënjohjen për vëmendjen dhe dorën e zgjatur me qëndrimin e duhur ndaj vlerave europiane dhe parimeve demokratike. Vitet e fundit mes politikanëve të Ballkanit ka zënë më shumë vend një lloj neglizhence e rrezikshme, që lejohet nga partnerët e BE më shpesh se duhet e me një mirëkuptim më të madh se duhet për presionet e brendshme politike, por që kryesisht çon në ruajtjen e pushtetit të politikanëve qeverisës gjithnjë e më shumë autokratikë.

Programet e procesit të Berlinit të orientuara shumë nga ekonomia ndjekin strategjinë “Transformim përmes veprimit” dhe shpresojnë që prosperiteti ekonomik të pasohet nga një shoqëri liberale dhe pluraliste. Por më e rëndësishme do të ishte të tregohej vëmendje që këto programe infrastrukturore-ekonomike dhe digjitalizuese të kenë efekt e një spektri sa më të gjerë.

Kokteili i rrezikshëm

Vëmendja e madhe që po gëzon momentalisht Ballkani, nuk është falë procesit inkurajues të Berlinit, përkundrazi ajo vjen nga krizat e vazhdueshme politike me potencial dhune e forcë shpërthyese idelogjike dhe etnike. Stanjacioni ekonomik i vazhdueshëm dhe klientelizmi politik janë arsyeja pse në shumë pjesë të këtyre shoqërive sundon një përzierje e varfërisë, mungesës së shpresës, nxitjes ideologjike me radikalitet ideologjik e fetar. Një kokteil i rrezikshëm!

Nga samiti i Triestes doli si rezultat konkret marrëveshja e transportit. Por suksesi i vogël – që për herë të parë Serbia dhe Kosova vendosën nënshkrimin në një marrëveshje të përbashkët nuk ra në sy – sepse Bosnje-Hercegovina refuzoi nënshkrimin. Pse? Republika kokëforte Srpska me tendencë të fortë pavarësuese bllokoi qeverinë federale thjesht nga parimi i qëndrimit bllokues në politikën e brendshme. Ajo që në Bosnje-Hercegovinë shkakton komplikime të vazhdueshme, mund të kthehet në çdo kohë në një retorikë të nxehtë e bllokadë edhe brenda vendeve të Ballkanit. Serbia nuk e njeh Kosovën, Maqedonia bllokohet për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë…e kështu me radhë.

BE duhet të jetë më kërkuese

Por këto çështje – bërthama konfliktesh nuk trajtohen me vendosmëri në Procesin e Berlinit nga skrupuj të gabuar. Po ashtu nuk ushtrohet aq sa duhet presion ndaj liderëve politikë të këtyre vendeve, që të respektojnë parimet e shtetit ligjor dhe pluralizmit. Me të drejtë përfaqësuesit e shoqërisë civile në aktivitetet përreth samitit kërkuan në Trieste që BE të flasë hapur si edhe një përthithje më të madhe të aktorëve të tjerë shoqërorë e jo vetëm të vendimmarrësve politike.

Stabiliteti politik në Ballkan është edhe stabiliteti ynë, deklaroi kancelarja Merkel në Trieste. Por ekziston rreziku që BE me mendjelehtësi lejon garantimin e këtij stabiliteti nga elitat pushtetare të atjeshme dhe sakrifikon për këtë pluralitetin e mediave dhe shoqërisë civile të ngritur me mundim këto vite. Për sa kohë që fuqia joshëse e BE-së ende ekziton dhe për sa kohë ajo është e përfshirë në proceset e ndërtimit dhe trasnforimimit, ajo duhet ta kërkojë më fort zbatimin e rregullave të lojës demokratike e t’i mbështesë ato. Sepse vetëm ato do të sigurojnë hovin ekonomik dhe të sjellin perspektivë për njerëzit në vendet e Ballkanit, të cilët aktualisht me mijëra e thonë fjalën e tyre duke u larguar me mijëra nga vendi. /DW



Ju sugjerojmë

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”
Bota

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

14 Gusht, 2025 8:06 pm
Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
Aktualitet

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

14 Gusht, 2025 7:50 pm
Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!
Rajoni

Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!

14 Gusht, 2025 7:27 pm
Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
Te Fundit

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari

14 Gusht, 2025 6:59 pm
17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

14 Gusht, 2025 6:47 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

14 Gusht, 2025 6:28 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump: Besoj se Putini është i gatshëm të arrijë marrëveshje

14 Gusht, 2025 6:04 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: 23 vatra aktive zjarri, ja zonat më problematike

14 Gusht, 2025 5:48 pm
Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Berati, Mbrojtja ndan detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve

14 Gusht, 2025 5:34 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!

14 Gusht, 2025 5:12 pm
Para
Alban Skënderaj po vuan humbjen e nënës: Më dridhet zëri …

Alban Skënderaj po vuan humbjen e nënës: Më dridhet zëri ...

Përplasen me makina, plas sherri mes shoferëve në Shkodër

Sherri për një traktor, vritet 52 vjeçari në Durrës

KQZ shpall vendimin për mandatin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi mbetet jashtë parlamentit

Rinumërimi i votave, Idrizi larg fitores, sulmon KQZ-në
















TE FUNDIT

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”
14 Gusht, 2025

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të...

Lexo më shumë

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur
14 Gusht, 2025

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjte në fshatin Pirg të Maliqit, pasi është goditur me thikë...

Lexo më shumë

Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!

Studentët serbë paralajmërojnë protestë në mbrëmje: Serbi zgjohu!
14 Gusht, 2025

Studentët në Serbi kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestat edhe në mbrëmjen e sotme, pas ngjarjeve të...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari

Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
14 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com