Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koment mbi librin “Enver Hoxha”/ Stalinizëm me specifikë shqiptare

2017/02/04 at 4:49 PM
në -Kulturë, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Koment mbi librin “Enver Hoxha”/ Stalinizëm me specifikë shqiptare

Nga K.K. Khudoley –


Akademik Rus

Gjatë viteve të fundit ka një tendencë, e cila është orientuar në fushën e studimeve biografike, për të përqendruar vëmendjen në lëvizjet e spikatura komuniste. Shtëpia botuese I. B. Tauris në Londër, ka prodhuar serinë “Jeta e komunistëve” ku ka shfaqur disa biografi të plota të VladyslaV Gomulka, Josip Broz Tito, Imre Nagy, Georgi Dimitrov, dhe disa të tjerë. Edhe pse libri i Blendi Fevziut, për komunizmin shqiptar dhe diktatorin Enver Hoxha nuk është pjesë e serisë, ai sërish meriton një vëmendje serioze. Në dallim me figurat e tjera të lartpërmendura politike, biografitë e të cilëve tashmë janë paraqitur gjerësisht në një sasi të konsiderueshme të letërsisë, përpjekja e B. Fevziut është me të vërtetë e para për të krijuar një biografi, më shumë ose më pak të plotë, të E. Hoxhës. Fevziu nuk është një historian me profesion; gazetari i njohur shqiptar ka prodhuar një serë emisionesh televizive në lidhje me E. Hoxhën, të cilat tërhoqën shumë vëmendje në Shqipëri.

Seria televizive siguroi bazën për librin (p. X-XI). Ndoshta, si pasojë e një zhanëri origjinal, libri nuk është vetëquajtur si tregim i qetë, i rrugës së diktatorit, por më tepër si një grup i skicave të dukurive më të rëndësishme të jetës së tij. Fevziu ka vënë në përdorim një lëndë të gjerë arkivore, shumë prej të cilave i ka sjellë në dritë për herë të parë në këtë libër. Për më tepër, janë të shumta burimet që ka përdorur, pasi në libër ka referenca nga dëshmitarë okularë, intervista, kujtime, vlerësime, dhe argumentet që hedhin dritë mbi kontekstin historik në të cilin E. Hoxha erdhi në pushtet dhe zotëroi për kaq shumë vite. B. Fevziu madje nuk e fsheh qëndrimin e tij negativ ndaj Enver Hoxhës, i cili pa dyshim ka qenë sundimtari më brutal dhe më i përgjakshme në historinë e Shqipërisë. Megjithatë, ajo që e bën këtë libër kaq të fortë është se autori ka kërkuar dhe ka arritur të paraqesë këndvështrimet e ndryshme, nga kundërshtarët si edhe nga mbështetësit e ish-diktatorit.

Identiteti i Enver Hoxhës paraqitet si një figurë narciziste politike, me një grusht të hekurt dhe me një epsh të madh për pushtet. Në varësi të mendimit të autorit, e cila është vërtetuar edhe nga burime të tjera, këto veçoritë të karakterit paranojak, të Hoxhës janë përforcuar nga gruaja e tij Nexhmije Hoxha (p 96.). Autori tregon se ajo ka ushtruar më shumë ndikim në politikën e vendit, duke mbajtur nën mbikëqyrje disa poste të rëndësishme edhe pas vdekjes së burrit të saj – nën pasuesin e tij Ramiz Alia.

B.Fevziu tregon bindshëm se, ndërsa populli shqiptar jetonte në mjerim, ose, në fakt, i uritur, Enver Hoxha dhe shoqëruesit e tij ishin duke shijuar jetën e tyre komode. Një seksion i tërë i librit është i mbushur me kujtime të detajuara për jetesën në ish Bllok – Tiranë, në të cilët jetonin antarët dhe kandidatët e pushtetit. Vetëm ata dhe jo të tjerë ishin në gjendje të përdornin dyqanet e veçanta të rrobave perëndimore, dhe të siguronin shumë privilegje të tjera në dispozicion të tyre. Banorët e Bllok-ut ishin pjesë ekskluzive e një kaste të lartë – fëmijët dhe nipërit e tyre martoheshin në rrethin e tyre të ngushtë (pp. 162-163). Natyrisht, ata kishin kujdes të veçantë mjekësor; kishin trajtim të veçantë dhe vëmendjen e mjekëve të huaj. Enver Hoxha nuk ishte kursyer të sillte specialistë të huaj për ta trajtuar në shumë raste(f 200-211.). Mospërputhja mes thirrjeve zyrtare për barazi dhe realitetit të ashpër, ishte shumë e madhe.

Natyrisht, terrori në masë ishte një karakteristikë përbërëse e regjimit komunist në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera. B. Fevziu nuk e shpreh atë, por nënkuptohet që ka pasur një bazë konceptuale për terror masiv në Shqipëri- viktimat e saj nuk ishin vetëm ata që i rrezistuan regjimit, por edhe për ata që thjesht nuk i plotësuan kriteret për t’u bërë pjesë e kësaj “shoqërie të re.” Urdhrat e parë për të krijuar kampet e përqendrimit, u dhanë nga Enver Hoxha në fund të vitit 1944.  Atëherë u mbajt shfaqja e gjyqit të parë, ku u dënuan pothuajse të gjithë kuadrot dhe figurat e shquara politike të cilët simbolizonin, ngjarje e mëparshme historike, duke përfshirë edhe ata që në vitin 1912 kishin nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Gjyqi i dytë i madh politik ka ndodhur në vitin 1949, kur në mesin e shumë figurave të dënuara përfundoi Koçi Xoxe, i cili deri në atë moment kishte mbajtur pozitën rangut të dytë brenda partisë komuniste. Dënimi i tij, i shoqëruar nga një numër zyrtarësh të tjerë të nivelit të lartë, erdhi pas akuzave për qëndrimet e tyre pro Jugosllavisë, në një moment kur marrëdhëniet me këtë të fundit ishin duke u prishur. Libri nuk përmban të dhëna të sakta mbi numrin e viktimave të terrorit, por B. Fevziu përshkruan një tablo dramatike në lidhje me historitë e mirëfillta të disa njerëzve. Jeta e tyre ishte shkatërruar, edhe pse në disa pika ata mund të kenë dhënë një shërbim të paçmuar. Kështu, u dënua me vdekje Bahri Omari – i cili ishte kunati i Enver Hoxhës dhe gjatë një periudhe të shkurtër – Ministri Shqiptarë i Punëve të Jashtme. Ai  u ekzekutua pavarësisht nga fakti se në vitin 1942, menjëherë pas martesës  Enveri dhe Nexhmija (atëherë të dy figura të shquara brenda partisë komuniste), qëndruan për tetë muaj në shtëpinë e tij. Enver i kërkoi atij që të mos emigrojnë, duke i dhënë garanci personale për imunitet (p. 96). Prokurori i përgjithshëm në gjyq ishte një nga shokët e klasës së Enver Hoxhës, Bedri Spahiu. Gjyqi u zhvillua ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë.

I ngjashëm ishte fati i pothuajse të gjithë udhëheqësve, anëtarëve të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të cilët kanë punuar me E. Hoxhën. Ata u ekzekutuan, burgosën, internuan, ose u shtynë për të kryer vetëvrasje. Pothuajse të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij u persekutuan si pasojë, edhe në qoftë se ata nuk kishin asnjë lidhje me politikën. Të njëjtin fat patën shumë mike femra të Nexhmije Hoxhës. Në fund të jetës së saj ajo ngeli vetëm. I vetmi që i mbijetoi eliminimit ishte R. Alia – i cili ishte ende në nivele të larta të politikës dhe shumë më i ri se Hoxha.

Ndër tiparet tipike të regjimit të Hoxhës ishte kulti i tij personalitetit. Madhëstia e tij si sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë himnizohej në të gjithë mediat, propaganda verbale ishte e shtrirë edhe në sistemin e arsimit, kulturës. Megjithatë, duke imituar J. Stalinin, E. Hoxha dëshironte të ishte bashkëpunëtor, i vërtetë dhe direkt i kultit dhe personalitetit të tij. Në këtë aspekt, një interes të madh paraqet ajo pjesë e librit, ku autori tregon historinë e marrëdhënieve të E. Hoxhës me Ismail Kadare, një shkrimtar i shquar shqiptar i cili gjithnjë ka qenë një konkurrent serioz për Nobel. Sapo u bë e njohur se I. Kadare kishte qëllim të shkruante një roman në lidhje me konfliktin sovjeto-shqiptar, ai dhe bashkëshortja e tij u ftuan menjëherë për të biseduar me Enverin dhe Nexhmijen në lagjen e tyre private. Si rezultat i këtij, romani i Kadaresë “Dimri i madh”, u bë një nga ngjasimet më të afërt të vijës zyrtare të asaj që kishte ndodhur. Megjithatë, Kadare tërhoqi kritika të ashpra nga bërthama e segmenteve komuniste. Duket se nga E. Hoxha u pritën më shumë sulme ndaj Kadaresë, por nuk pati sulme të drejtpërdrejta kundër shkrimtarit,(fq. 188). Në mënyrë të qartë, E. Hoxha kërkonte bashkëpunimin e I. Kadaresë për ardhmen e vendit. Por fati i shumë intelektualëve të njohur, doli mjaft tragjik.

Gjatë pothuajse gjithë periudhës së sundimit të tij, Hoxha i qëndroi një kursi konfrontues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Fevziu tregon një detaj interesant. Një moment në Perëndim u shpresua, veçanërisht në Britani, që E. Hoxha, i cili ishte i vetmi lider komunist në Evropën Lindore që kishte kaluar vitet e tij studentore në Francë, mund të renditej, të paktën pjesërisht, në favor të vlerave demokratike (fq. 121). Realiteti nuk mund rezultoi kështu, pasi ai  refuzoi të lejojë kandidatët e pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e parë Popullor (zgjedhjet u mbajtën pikërisht sipas formulës sovjetike – ka pasur vetëm një konkurrent i vetëm me dorë nga partia komuniste për çdo vend). Misionet britanike dhe amerikane u largua nga Tirana. Marrëdhëniet me Tiranën, u përkeqësuan pasi dy luftanije britanike ranë në mina në ngushticën pranë ishullit të Korfuzit. Linja zyrtare ishte se minat ishin të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë në vitin 1990 B. Spahiu deklaroi se minat ishin vendosur nga ushtria jugosllave me kërkesë të qeverisë Shqiptare (p.126). Në fakt, në vitin 1947 e njëjta histori është komunikuar personalisht me V. Molotov nga vetë E. Hoxha, i cili ka pranuar se vendimi për të vendosur ato mina pa një konsultim paraprak me Rusine ka qenë një gabim [1, l. 5-6]. Më vonë E. Hoxha do të injoronte edhe sugjerimet më të parrezikshme që kërkonin rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Natyrisht, puna e B. Fevziu nuk është e përsosur, ndërsa disa prej argumenteve janë të diskutueshme. Por duhet theksuar se disa prej tyre janë veçanërisht te rëndësishme.

Së pari, struktura e librit duket larg nga çështja e politikave të jashtme të kohës. Psh, lidhjet e Enver Hoxhës me Bashkimin Sovjetik. Autori ka përdorur pak nga materialet e publikuara nga arkivat sovjetike ose ndonjë shkrim nga studiuesit rusë. Në këtë pjesë ka disa pika shumë të diskutueshme. Për shembull, dikush mund ta ketë të vështirë të pajtohet me deklaratën se “marrëdhëniet e Hoxhës me Hrushovin qenë normale deri në vitin 1955” (p.147). Në fakt, ato qenë përkeqësuar menjëherë pas vdekjes së J. Stalinit. Në qershor të vitit 1953 udhëheqësit sovjetikë kërkuan që E. Hoxha të zbusë politikat e tij brenda dhe jashtë vendit [3, l. 2-12]. Nën presionin e Bashkimit Sovjetik, E. Hoxha u detyrua të heqë dorë nga posti i kryeministrit, si dhe ato të ministrit të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme. Ai filloi me të vërtetë të frikësohet nga N. Hrushovi i cili mund të përpiqej për ta zëvendësuar atë me një nga mbrojtësit e tij, apo një tjetër aleat. Përveç kësaj, udhëheqja e re sovjetike u angazhua në një fushatë të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve sovjetike dhe vendosi të ndërpresë ndihmat e tyre në vende të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë. Pra, E. Hoxha duhet të harronte një numër të planeve ambicioze. Ai ishte i frustruar edhe me afrimin sovjetiko – Jugosllav të 1955-56. Në prag të vizitës së N. Hrushovit në Beograd (1955) E. Hoxha u shfaq si udhëheqësi komunist i vetëm i cili foli kundër tërheqjes së rezolutave të hartuara nga Zyrat e Informacionit të disa partive komuniste ndaj Jugosllavisë, edhe pse disa ditë më vonë, pas takimit me të dërguarin sovjetik, Hoxha mohoi pozitën e tij [4, с. 616-618]. Libri nuk flet shumë për ndikimin e Kongresit të 20-të C.P.S.U., denoncimin e kultit të personalitetit të J. Stalinit, as për atë të kryengritjes hungareze e 1956. Megjithatë, duhet të theksohet se pikërisht këtu B. Fevziu zbulon një fakt të panjohur. Në lidhje me djalin e ish-ministrit të mbrojtjes B. Baluku, ai shkruan se në nëntor të vitit 1960, kur E. Hoxha, M. Shehu, dhe R. Alia ishin në udhëtimin e tyre për në Moskë, ambasadori i Bashkimit Sovjetik ka inkurajuar Ballukun për të kryer një grusht shtetit, por ka marrë një refuzim prej tij(pp.132-133). Thashetheme kishte kohë që qarkullonin, që në vitin 1960, BRSS kishte planifikuar komplot për të hequr E. Hoxha me ndihmën e ushtrisë shqiptare, por para citimit të Fevziut, vetëm ushtarakë të rangut shumë të ulët e kanë pohuar këtë. Nëse janë apo jo të vërteta këto, nuk dihet. Fevziu është faktikisht korrekt kur thotë se kjo nuk mund të konfirmohet përfundimisht derisa arkivat përkatëse sovjetike të hapen.

Së dyti, libri do të kishte përfituar shumë, në qoftë se B. Fevziu do të kishte hetuar arsyet se pse E. Hoxha ishte në gjendje ta mbante pushtetin e tij aq gjatë. Terrori, pa dyshim, ishte një faktor i rëndë, por do të ishte një thjeshtësim i përgjithësuar për të qënë arsyeja e vetme. E. Hoxha arriti të ndërtojë një bazë të fuqisë së regjimit, të përbërë nga masat e varfra dhe fshatarë të keq-arsimuar të cilët sollën me vete në qytet paragjykimet dhe stereotipet e një shoqërie tradicionale. E. Hoxha u bashkua me lëvizjen komuniste në vitin 1930, kur ajo tashmë ishte marrë trendin nga ideologjia e stalinizmit. E. Hoxha e ruajti admirimin e tij për J. Stalinin deri në ditën e tij të fundit. Por versioni i tij i stalinizmit u përzie në mënyrë organike me nacionalizmin dhe dëshirën që të drejtojë Shqipërinë, i vetëm nga çdo kërcënim i pranishëm ose imagjinar i pavarësisë së saj. Kështu, një version shqiptar i nacional-stalinizmit u ngjiz. Ballafaqimi me Perëndimin dhe konfliktet me Jugosllavinë, BRSS dhe Kinën e çuan Shqipërinë në izolim total ndërkombëtar. Megjithatë, në sytë e shumë njerëz në Shqipëri ato konflikte ndihmuan për t’i siguruar legjitimitet regjimit. Është interesante se në të gjitha pyetjet e tjera lidhur me kombësinë E. Hoxha ka qenë gjithmonë shumë i kujdesshëm. B. Fevziu është absolutisht i saktë kur ai vë në dukje se E. Hoxha nuk kishte ngritur ndonjë pretendim për Kosovën (p.134). Natyrisht, çështja e qëndrimit të E. Hoxhës për problemin e Kosovës do të ishte një përpjekje më hetimore.

Në përgjithësi, libri i B. Fevziut është një shembull i një hulumtimi të suksesshëm biografik, i cili do të mund t’u rekomandohej të gjithë atyre që janë të interesuar për Historinë Europiane, në gjysmën e dytë të shekullit 20-të.

opinion.al

(Aurori është Dekan i Studimeve Europiane në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Shën Petërsburgut, Rusi)

Etiketa: blendi fevziuenver hoxhaK. Khudoleynexhmije hoxharamiz Alia


Ju sugjerojmë

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
Para
Itali/ U vra sot me plumb në kokë, ja pse u qëllua shqiptari

Itali/ U vra sot me plumb në kokë, ja pse u qëllua shqiptari

Çiljeta dhe Albani, të dashuruar në heshtje …

Çiljeta dhe Albani, të dashuruar në heshtje ...

Oerd Bylykbashi: Rama po bllokon dekriminalizimin pasi i duhen kriminelët për vota

Oerd Bylykbashi: Rama po bllokon dekriminalizimin pasi i duhen kriminelët për vota
















TE FUNDIT

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
13 Maj, 2025

4 qarqet ku PS ka marrë fitoret me diferencat më të thella përballë Koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore janë Fieri,...

Lexo më shumë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com