Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kombëtarja/ U kualifikuan në Europian, ja sa para do të marrë secili lojtar

2016/01/10 at 4:30 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja/ U kualifikuan në Europian, ja sa para do të marrë secili lojtar

Arritja e kuqezinjve në Europian ishte diçka e rrallë që meritonte gjithashtu edhe një shpërblim të majmë. Pas triumfit në Jerevan, ishin eksponentët e lartë të institucionit të futbollit në vend që konfirmuan se kualifikimi do të shoqërohej me një shpërblim të konsiderueshëm.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe vendimin e plotë të Komitetit Ekzekutiv në lidhje me përllogaritjen e shpërblimit për ekipin kombëtar, si dhe shumën përfundimtare që do të ndajnë heronjtë kuqezinj për arritjen në Francë.

Federata ka shtuar premion në afërsisht 3 milionë euro, ndryshe nga sa ishte mësuar më parë që u deklarua se shpërblimi do të ishte 2 milionë euro.

Përllogaritja

Në mbledhjen e fundit të tij, KE ka vendosur edhe shpërblimin për çdo futbollist për kualifikimin. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një përllogaritje të 23 futbollistëve, aq sa është numri i ekipit të federuar edhe për në kompeticionin e rëndësishëm. Shuma që i korrespondon çdo lojtari është 102 mijë euro.

Sipas përllogaritjeve, bëhet fjalë për 2346 mijë euro (neto) që do të shpërndahen për lojtarët e Kombëtares dhe stafin. Kësaj shifre, duke i shtuar edhe përqindjen e nevojshme për “TVSH”-në, shifra e përgjithshme që është miratuar nga KE dhe që do të dalë nga arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit, shkon në rreth 3 milionë euro.

Ndarja

Është kapiteni i Kombëtares dhe një përfaqësi e ekipit që do të bëjnë edhe ndarjen e kësaj shume. Në bazë të kontributit që ka dhënë çdo futbollit, do të ketë edhe një përllogaritje për të saktësuar shumën që i takon çdo futbollisti si shpërblim për arritjen me Kombëtaren.

Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka deklaruar në përfundim të kualifikueseve që kanë qenë 32 futbollistë që kanë marrë pjesë në këtë rrugëtim dhe tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përqindja që do të korrespondojë për secilin prej tyre.

Tashmë është detyrë e kapitenit të Kombëtares dhe “komisionit” të brendshëm të skuadrës që do të krijohet për të bërë edhe llogaritjet e duhura, në mënyrë që të bëjnë të mundur shpërndarjen e kësaj shume. Është detyrë e këtij “komisioni” që të përpilojë edhe listën përfundimtare të shumës që i takon çdo futbollisti, për ta paraqitur më pas në Komitetin Ekzekutiv pranë institucionit të futbollit.

Më pas, ky i fundit do të miratojë këtë listë dhe do të urdhërojë shpërndarjen e shumës së parave për secilin lojtar në llogarinë bankare përkatëse.

Përveç shumës që do të jepet si shpërblim nga federata, ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare që premtoi një milion euro shpërblim për kuqezinjtë, por deri tani nuk është njoftuar ende asgjë në lidhje me këtë shpërblim.

Vendimet

Ndërkohë, në faqen zyrtare të FSHF-së nuk është zbardhur procesverbali i vendimeve të KE, por është shpërndarë një njoftim për mediat me pika të përgjithshme. Postimi i fundit mbi vendimet e komitetit është i 19 majit 2015.

Ju sugjerojmë

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
Bota

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

9 Qershor, 2025 9:43 am
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Para
Sarandë/ Zbulohet automjeti që u përdor në atentatin ndaj Haxhiajt

Sarandë/ Zbulohet automjeti që u përdor në atentatin ndaj Haxhiajt

Atentati ndaj Haxhiajve/ Çfarë ndodhi mbrëmjen e 30 Dhjetorit?

Atentati ndaj Haxhiajve/ Çfarë ndodhi mbrëmjen e 30 Dhjetorit?

Reforma në Drejtësi, ekspertët e PD braktisin tryezën: Nuk gjetëm zgjidhje të përbashkëta

Reforma në Drejtësi, ekspertët e PD braktisin tryezën: Nuk gjetëm zgjidhje të përbashkëta

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
9 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse...

Lexo më shumë

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore

Trump: Sot bisedime me Kinën për tarifat doganore
9 Qershor, 2025

Sipas një njoftimi të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Kina do të takohen të hënën në Londër...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com