Kombëtarja shqiptare ka kaluar momente të vështira pas ndërprerjes së ndeshje me Maqedoninë, kur rezultat ishte i barabarte 1:1.
Ekipi kuqezi nuk ka mundur të rikthehet në hotelin që ishin të vendosur në Shkodër. Arsye për këtë situatë të krijuar është se FSHF nuk kishte rezervuar hotelin për natën e së hënës dhe dhomat që kishin pasur futbollistët, ishin rezervuar nga njerëz të tjerë.
Fillimisht u mendua që skuadra do të shkonte në Shëngjin, për të kaluar atje natën, por më pas, “SuperSport” raportoi se stafi i FSHF-së kishte arritur të siguronte një hotel më të afërt me Shkodrën, në Bushat.