Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komandanti i KFOR-it takon Kurtin: Dialogu, platforma e vetme për çështjet e pazgjidhura 

2024/10/24 at 1:14 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Komandanti i KFOR-it takon Kurtin: Dialogu, platforma e vetme për çështjet e pazgjidhura 

Komandanti i ri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, gjatë një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se dialogu me Serbinë është platforma e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhur. 

Gjatë takimit me Kurtin, Barduani tha se dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është po ashtu platforma e vetme “për të arritur zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, dhe kjo është kyç për sigurinë afatgjate në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, njoftoi një zëdhënës i misionit të KFOR-it. 

Barduani po ashtu tha se është i përkushtuar në zotimin e tij për të promovuar unitetin e përpjekjeve me të gjithë homologët e tij, “në mënyrë që të sigurohet koordinim dhe të zvogëlohet mundësia e veprimeve që mund të çojë në tensione”. 

Vitin e kaluar, tensionet mes Kosovës u rritën pasi në maj kryetarët e rinj shqiptarë morën mandatin në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe. Më 29 maj, gjatë protestave para ndërtesës së Komunës në Zveçan, dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, pas përleshjes me protestuesit serbë. 

Tensionet kulmuan më 24 shtator, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimet e zjarrit që pasuan në Banjskë të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serbë. 

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. 

Kosova e fajëson shtetin serb për organizim të sulmit, por Beogradi zyrtar mohon se ka gisht në këtë sulm. 

Autoritetet drejtësisë kanë ngritur aktakuzë për këtë rast kundër Radoiçiqit dhe dhjetëra personave tjerë, tre prej të cilëve janë të arrestuar në Kosovë. 

Radoiçiq dhe të tjerët besohet se janë të lirë në Serbi. 

Edhe më herët KFOR-i vazhdimisht ka përsëritur se dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. 

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Procesi mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe KFOR-i. 

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë./REL 

Ju sugjerojmë

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrimi parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës
Te Fundit

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

4 Qershor, 2025 4:14 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët
Aktualitet

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë
Aktualitet

Tafani zbulon arsyen e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë

4 Qershor, 2025 3:58 pm
Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
Aktualitet

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

4 Qershor, 2025 3:44 pm
Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
Aktualitet

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

4 Qershor, 2025 3:37 pm
Para
“SPAK nuk ka asnjë provë”- Avokati i Berishës: Ka rënë komplet masa e sigurimit

Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: Do kërkojmë pushim të çështjes 

Shpikja letoneze: pajisje që zbulon kancerin e lëkurës

Shpikja letoneze: pajisje që zbulon kancerin e lëkurës

Plarent Ndreca merr zyrtarisht mandatit e deputetit të Arben Ahmetajt 

SPAK thërret deputetin Plarent Ndreca, pritet të njihet nga prokurorët e Posaçëm për akuzat ndaj tij 

TE FUNDIT

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
4 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën...

Lexo më shumë

Korrupsion dhe pastrimi parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi...

Lexo më shumë

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
4 Qershor, 2025

Për herë të parë në Shqipëri, Dritan Rexhepi është duke u hetuar për trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim me...

Lexo më shumë

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
4 Qershor, 2025

Artan Tafani ka rrëfyer në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tentativën për të vrarë avokatin Adriatik Guri, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com