Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Gramos Sako ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej vitesh.
Sipas ‘’News24’’, dorëheqja i është dorëzuar ministrit të Brendshëm, Taulant Balla gjatë ditës së premte dhe javën e ardhshme pritet të emërohet komandanti i ri i Gardës.
Dorëheqja vjen ndërkohë që Garda e Republikës pritet të zgjerohet me gardianë të tjerë, duke e çuar numrin në total prej 1505 efektivë.