Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kolumbianët janë më lumturit në botë, ja pse

2016/06/21 at 7:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kolumbianët janë më lumturit në botë, ja pse

Sipas një sondazhi të kryer këtë vit nga WIN/Gallup International Association, Kolumbia është shteti më i lumtur në botë. Aktualisht, ky vend gëzon faktorë specifikë, të cilët e bëjnë të tillë e që vende të tjera nuk i kanë. Klima, dashuria për futbollin, ushqimi i shijshëm, festivalet etj., janë disa prej tyre

WIN/Gallup International Association ka publikuar sondazhin e përvitshëm mbi shtetin më të lumtur të botës, ku këtë herë u dallua Kolumbia!

Sondazhi ka përfshirë rreth 66, 040 të intervistuar nga 68 vende të ndryshme. Ndërsa ai u zhvillua nga muaji shtator deri në dhjetor të vitit 2015.

Pyetja që iu bë të intervistuarve ishte: “Në përgjithësi, personalisht si ndiheni: shumë të lumtur, të lumtur, as të lumtur as të palumtur, i zhgënjyer, totalisht i palumtur?”.

Sipas kërkimit, 87% e të intervistuarve kolumbianë kanë deklaruar se janë të lumtur dhe vetëm 2% ka thënë se ndihen të palumtur. Pra kjo shifër lumturie kalon edhe atë të shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por…cili është sekreti i lumturisë së Kolumbisë?

Duhet të themi se, nuk është hera e parë që Kolumbia klasifikohet në vendin e parë si shteti me popullsinë më të lumtur. Më poshtë do të njiheni me disa nga arsyet të cilat e bëjnë Kolumbinë “mbretëreshën supreme të lumturisë”.

Vendndodhja që të lë pa frymë

E vendosur në krye të Amerikës së Jugut, pozicioni i Kolumbisë i ofron banorëve të saj dhe vizitorëve qasje të lirë në Atlantik (Detin Karaibe) dhe në Oqeanin Paqësor. Përveç plazheve tropikale, ky vend ofron edhe shëtitje në pyje e ngjitje në male.

Dashuria për futbollin

Të bashkuar nga dashuria për futbollin, kolumbianët rrallë kanë rastin të flasin me njëri-tjetrin gjatë një ndeshjeje futbolli. Kolumbianët veshin me krenari ngjyrën e verdhë, të kuqe dhe blu.

Klima e pabesueshme

Ndërkohë që shumë mendojnë se vendi është një parajsë tropikale falë pozicionit gjeografik pranë Ekuadorit, ekosistemet e pasura shkaktojnë zona të ndryshme klimaterike.

Nuk ka ndryshime të rëndësishme sezonale gjatë gjithë vitit, ndërsa temperaturat në Kolumbi ndryshojnë perspektivën në varësi të reshjeve. Rreth 86% e vendit ka klimë tropikale e njohur dhe e dashuruar nga ata që dëshirojnë të vizitojnë një parajsë dielli.

Dy fjalë dhe një kafe kolumbiane

Për t’u theksuar është fakti tjetër interesant që, Kolumbia është sinonim i kafes së shijshme. Aty prodhohet ajo që quhet “kafeja më e mirë e botës”. Pra, një bisedë bëhet shumë më e këndshme kur bashkëfolësit shijojnë një kafe cilësore.

Ushqimi i shijshëm

Ajiaco, Sancocho, Bandeja Paisa, Mojarra…këto ushqime të pashqiptueshme nga ne, por edhe të panjohura janë ato që e bëjnë Kolumbinë një vend të lumtur. Banorët aty pedalojnë gjatë fundjavës posaçërisht për të ngrënë këto ushqime, të cilat janë cilësuar si më të shijshmet. Kolumbianët janë thuajse të pagabueshëm nga ana e gastronomisë.

Pistat e Bogotës

Që nga viti 1974, të dielave dhe gjatë ditëve festive, kryeqyteti i Kolumbisë boshatis të gjitha rrugët kryesore nga makinat për t’i dhënë mundësinë këmbësorëve të ecin, të vrapojnë, të ngasin biçikletën, të patinojnë etj. Me fjalë të tjera, që nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 14 të drekës, familjet kolumbiane dhe turistët mund të përdorin 75 milje asfalt si park lojërash. Bogotà ka më shumë pista të tilla sesa Amerika Latine (në këtë drejtim kryeson të gjithë botën), transmeton Shqip.

Femrat e bukura

Nuk është për t’u mbajtur sekret fakti se, një nga thesaret më të çmuara të Kolumbisë janë femrat e saj, femrat shumë të bukura! Edhe pse bukuria e tyre është natyrale në sytë e tyre që i shohin, ato me të vërtetë që ta marrin mendjen!

Festivalet

Nuk mjafton të kesh “vetëm” biodiversitet dhe unicitet etnik, por e nevojshme është edhe t’i festosh ato. Në Kolumbi zhvillohet festivali më i madh i botës së teatrit (Festival Iberoamericano); një festival i salsës dhe i një parade të mrekullueshme lulesh. Në Kolumbi festohen edhe karnavalet e dyta më të mëdha të botës!

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Trupat e plazhit 2016-të, cila nga vajzat ju duket më seksi?!

Trupat e plazhit 2016-të, cila nga vajzat ju duket më seksi?!

Video/ Anjeza skandalozja dikur denonconte korrupsionin në televizion

Shokon, motra e Anjezës: Je tmerr femër!

A mban përgjegjësi njeri në këtë vend?

A mban përgjegjësi njeri në këtë vend?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com