7 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në Kolonjë votohet për kryetarin e bashkisë pas ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-kryetarit, Arben Malo.
Për disa analistë këto janë vetëm zgjedhjeve për një qytet, që voton drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme, ndërsa të tjerë priren ti shohin ato si test paraelektoral për partitë e mëdha PS-PD.
Ndryshe nga zgjedhjet në Dibër ku u angazhua e gjithë Qeveria dhe gjithë Opozita dhe në fund u zgjodh Muharrem Dibra i PS, në Kolonjë është zhvilluar një fushate e qetë dhe pa akuza.
PS ka propozuar Ilia Stefon, i cili mbështetet edhe nga LSI, ndërsa e djathta po konkuron me kandidatin e Partisë Agrare Dritan Hajro që mbështetet edhe nga PD-ja.
Votimi ka nisur dhe po zhvillohet i qetë në të gjitha qendrat e votimit. Kreu i KZAZ tha se “nga kontaktet që kemi me të gjithë qendrat e votimit në tërë zonën elektorale numër 73 ka filluar proçesi i votimit dhe deri në këto momente nuk kemi probleme”.
/Opinion.al