Mes kaosit dhe zhurmueseve ka nisur seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti Ervin Salianji, teksa ka bllokuar foltoren së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ka ironiozuar deputetët e mazhorancës duke i quajtur dele.
“Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha ai.
Ndërkohë disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej: “Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.