Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA”, sonte, Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan është shprehur se situata e mbjelljes së kanabisit është një realitet që dihet nga të gjithë.
“Nuk kam qenë unë që kam bërë Shqipërinë si vend të kanabisit. Gjithashtu, policët që kanë bashkëpunuar me kanabistët kanë qenë në shërbim të Edi Ramës. Nëse dikur kishim një Lazarat, tashmë e gjithë Shqipëria është mbjellë. Është e rëndë që punonjës të Policisë së Shtetit të bashkëpunojnë me kanabistët dhe gjithashtu edhe me fshatarët. Nuk ka qenë ndonjëherë situata kaq e rëndë e mbjelljes së kanabisit në vend. Në mbjelljen e kanabisit nuk ka marrë pjesë vetëm policia, por edhe zyrtarë të lartë”, tha Koço Kokëdhima.