TIRANE- Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, deputeti Koço Kokëdhima u ka kërkuar llogari kolegëve se pse është çuar në Kushtetuese mandati i tij.
“Kryetari i grupit me shpjegoi se kjo është një çështje që hyn automatikisht në seancë, ndaj nuk ka qenë e mundur të bëheshin sqarime më përpara për këtë çështje”, tha deputeti Kokëdhima.
Kokëdhima akuzohet nga PD për përfitime nga tenderimet publike në 150 raste. Nga seanca e kaluar ka mbetur pezull edhe kërkesa për mandatin e deputetit Rakip Suli, gjë që pritet të vendoset në seancën e ardhshme.