Deputeti i përjashtuar i PS, Koço Kokëdhima nuk e ka refuzuar ftesën, ai ka marrë pjesë në 25 vjetorin e PS së.
Në një prononcim për “Neës24”, Kokëdhima u shpreh se njerëzit e thjeshtë janë kontribuuesit më të mëdhenj të PS-së, por nuk pranoi të komenton marrëdhënien me Ramën.
“Dua të shpreh mirënjohje për të gjithë socialistët, dhe uroj për një Shqipëri më të mirë. Në këtë moment mendja na shkon tek të gjithë mbështetësit e PS. Për njerëzit e thjeshtë që janë kontribuues të
mëdhenj në PS. I uroj socialistëve të bëjmë sukses në sfidat e ardhshme. Koço Kokëdhima ndihet shumë i gëzuar si kur është edhe kur nuk është deputet. Është pranë miqve kudo. Sot jam këtu për të përcjellë urimet për socialistët”, u shpreh Kokëdhima.