Policia e Kurbinit ka arrestuar administratorin e një lokali dhe dy kamarierë pasi kishin përshtatur lokalin për konsumim të kokainës.
Sipas policisë, në pranga ka rënë K. P., 41 vjeç, banues në Zejmen, administratori i lokalit, A. A., 24 vjeç, banues në Lezhë dhe S.S., 55 vjeç, banues në Milot, kamarierë në lokal.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar në lokal doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”.