Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për drogën në Frakull.
Togat e zeza kanë shpallur fajtorë 10 personat e përfshirë.
Janë dënuar me 89 vite burg në total, shtetasit:
Nikolin Gjolena 17 vite burg (11.4 vite burg me gjykim të shkurtuar)
Viktor Cervanaku – 15 vite (10 me gjykim të shkurtuar
Enxhi Ferhati – 12 vite (8 me gjykim të shkurtuar)
Klajdi Kodra – 17 vite (11.4 me gjykim të shkurtuar)
Bledar Matoshi – 12 vite (8 me gjykim të shkurtuar)
Denilson Çervanaku – 17 vite (11.4 me gjykim të shkurtuar)
Zenel Çervanaku – 14 vite ( 9.4 me gjykim të shkurtuar)
Redion Meshi – 14 vite – (9.4 me gjykim të shkurtuar)
Julian Malaj – 3 vite (2 vite me gjykim të shkurtuar), është liruar pasi ka mbaruar dënimin për “moskallëzim krimi”
Marildo Rona – 12 vite (8 me gjykim të shkurtuar)
Kujtojmë se plot 485 kg kokainë u trafikua nga Kolumbia në vendin tonë në Shtator të 2022-it.
Lënda narkotike ishte përzier me pleh organic dhe ishte ngarkuar në kontenier. E gjithë ngarkesa u dorëzua më pas në fshatin Frakull e Madhe në Fier, në banesën e ish-kryetarit të komunës Viktor Çervanaku.