Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kokaina në Durrës dhe vrasja e shqiptarit në Kolumbi, flet njerka e Adriatik Lagjajt

2018/04/17 at 1:36 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kokaina në Durrës dhe vrasja e shqiptarit në Kolumbi, flet njerka e Adriatik Lagjajt

Adriatik Lagjaj, 41 vjeç nga Saranda është vrarë në Kolumbi afro një muaj pasi në Durrës u kap një kontenier me 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Nuk dihet ende nëse ka lidhje mes këtyre dy ngjarjeve, por ngjarja ka ndodhur në Bogota ku flitet se ka bazën “Clan de Golfo”, karteli i skeduar si dërguesi i sasisë së kokainës.


Për vrasjen e Adriatik Lagjajt, ka folur për Report Tv, njerka e tij, Zelina Lagjaj që banon në Sarandë. Ajo ka treguar se Adriatiku kishte 14 vjet që jetonte në Kolumbi ku ishte martuar me një shtetase kolumbiane me të cilën kishte edhe një fëmijë, ndërsa nga një martesë e mëparshme kishte edhe një tjetër djalë. Lajmin për vrasjen e Adriatikut e kishin marrë vesh më 3 prill, kur nusja e djalit i kishte marrë në telefon dhe u kishte thënë se Adriatiku ishte vrarë.

“Lajmin e morëm në 3 prill në 08:00 të mëngjesit, djali ka qenë në Kolumbi me pasaportë, me familjen. Ka pasur një qendër interneti atje, hollësira nuk dimë se nuk kemi jetuar atje. Nusja e tij njoftoi djalin në Tiranë, ai nuk dinte shumë mirë spanjisht, njoftoi motrën në Borsh që është martuar. Nusja quhet Fani, mori atë direkt me gjysma fjalë spanjisht gjysma anglisht, u kuptua që po qante, ajo tha që nuk di gjë të saktë, dy shkoj pas dy orësh, pasi ishte në Bogota. Nuk dimë hollësira. Vajti nusja pas dy orësh, po lidheshim me internet dhe i thamë na dërgo foto se nuk e besojmë. Na e dha lajmin. Njoftoi në Amerikë, pasi burri im ka vëllanë dhe familjen. Këtu do të shkoj vetë më tha, se e kemi më lehtë lehtë, ne e kemi më të vështirë nga ekonomia dhe vizat”, tregon Zirina Lagjaj.

Më tej ajo tregon se pasi ishte konfirmuar se trupi i pajetë i përkiste djalit të saj, autopsia kishte zbuluar se ishte ekzekutuar me dy plumba në kokë.

“Me plumb në kokë na tha e kanë qëlluar, hollësira ne nuk na thonë se prekemi. E pashë veta tha, rrini të qetë. Bënë ceremonitë mortore në një kishë dhe e varrosën, në datë 3 prill vdiq, në 5 prill u varros”.
Zelina Lagjaj shprehet se nuk kishte dijeni që djali i saj të merrej me punë të pista, por se ai kishte një qendër internet dhe bënte një jetë modeste jo me pasuri të madhe. Për herë të fundit Adriatik Lagjaj ka qenë në Shqipëri në muajin shkurt të vitit të fundit dhe më pas ishte kthyer sërish në Kolumbi ku jetonte me dokumente të rregullta.

“Ne nuk dimë asgjë, nuk na ka thënë njeri gjë, nuk është ankuar ndonjëherë për ndonjë konflikt, ishte vjet në shkurt, ndjeni 10 ditë dhe iku, nuk është i pasur, jetonte me këtë qendër interneti”.
“Ne nuk kemi folur me të, por me vajzën time, me motrën e tij dhe vëllanë që është inxhinier në Tiranë komunikonte cdo ditë”, shton ajo.

Nuk dihet nëse edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje për shkak të prishjes së pazareve të drogës apo një vrasje për ndonjë konflikt të Adriatik Lagjajt në Kolumbi. E vetmja lidhje e deritanishme është se 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia u kapën në fund të shkurtit në Durrës ndërsa një muaj më pas vritet në Bogota një shqiptar. Nga ana tjeter hetimet në Shqipëri për sasinë e kokainës nuk kanë shënuar përparim, në burg mbahen vetem dy punonjës të thjeshtë, shoferi i kamionit dhe menaxheri i Arbri Garden. Nuk ka asnjë informacion se kush ishte porositësi i një sasie kaq të madhe droge në vendin tonë.



Ju sugjerojmë

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
Kryesore

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

15 Tetor, 2025 2:47 pm
Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
Kryesore

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

15 Tetor, 2025 1:43 pm
Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Para
Nëna braktis familjen dhe largohet drejt Greqisë, lë burrin dhe dy fëmijët e mitur

Duan ta quajnë fëmijën Xhihad, por gjykatësi nuk i lejon

Në një lidhje me Xhensila Peren? Reagon për herë të parë Jurgen Kurti

Në një lidhje me Xhensila Peren? Reagon për herë të parë Jurgen Kurti

Këto janë sjelljet që nuk duhet të toleroni aspak në lidhje

Hapini sytë! Ja shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një psikopat.
















TE FUNDIT

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
15 Tetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi edhe presidentin Bajram Begaj, për të cilin kanë kërkuar shkarkimin. Përveç akuzës për shkelje...

Lexo më shumë

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
15 Tetor, 2025

Akuza të ashpra ka bërë Gazment Bardhi në drejtim të presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të cilin grupi i...

Lexo më shumë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com