Ministri i Mjedisit dhe një nga eksponentët kryesorë të LSI, Lefter Koka, duke folur në konventën e LRI në Durrës goditi drejpërdrejt kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjus Dako.
“Bëmë një fushatë model për zgjedhjet vendore. Sigurisht nuk kishim një kandidat tonin. Kjo mbase nuk na dha kënaqësi, por jemi një forcë politike që kemi besnikëri ndaj partnerit politik në momentin e duhur. Besoj se dhamë një kontribut shumë të madh”, tha Lefter Koka.
“Bëmë që kandidati i kualicionit të jetë sot Kryetar i Bashkisë Durrës”, vijoi ai, duke marrë kështu gjithë meritat për vete.
“Nuk bëmë keq sepse pranuam të ishim aleat me një forcë politike, bëmë detyrën tonë funksionale. Por besoj se nëse marrim përgjigje të kundërt me atë që kemi rënë dakort në aleancën parazgjedhore, kur ndryshojnë emocionet e motivet unë besoj këtu humb serioziteti”, vijoi Koka, duke paralajmëruar PS t qendrojë marrëveshjes politke.