Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koificent ndershmërie

2020/02/05 at 12:16 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombi, i qartë në 30 qershor: Ai kërkon urgjentisht zgjidhje tjetër

Artan Fuga-Unë sigurisht, duke qenë shumë dashamirës me të gjithë njerëzit e forcave të rendit si qytetar, duke i mbështetur në punën fisnike që bëjnë, jam krejt kundër që policia të marri kompetenca të jashtëzakonshme.

Nuk ka kuptim që nga njera anë e lemë djallin të dali nga shishja dhe pastaj për ta rifutur thyejmë grykën e shishes duke gjakosur veten. Lemë krimin të marri dhenë dhe pastaj marrim masa të jashtëzakonshme policore për t’a përballuar. Nuk ndërtojmë dot shtet ligjor kështu. Bëjmë dy gabime që trondisin shoqërinë: Edhe lemë krimin rrugëve, edhe ndërtojmë shtet policor, që edhe pse mund të veprojë kundër krimit mbetet përsëri policor.

Cdo qytetar ka të drejtë të ketë të drejta. Por, por, por, unë do të isha dakord që të gjithë shqiptarët të kishin detyrimin që të justifikonin brenda një periudhe ta zemë njëvjeçare të gjitha pasuritë e tundëshme dhe të patundëshme që zotërojnë, kanë pas zotëruar, kanë dhuruar, kanë marrë dhuratë, kanë shkëmbyer, kanë lënë trashëgim, etj. Këtu të futen të gjithë, deputetë, profesorë, akademikë, gazetarë, ish të burgosur, kryetarë partish, ish ministra dhe ministra, lypsarë, drejtorë, ish drejtorë, diplomatë, biznesmenë, të papunë, emigrantë që rikthehen ose kanë aktivitet në Shqipëri apo kërkojnë shërbime në atdhe! .

Se edhe kështu që të gjithë thonë : të gjithë vjedhim! Edhe kështu që populli vjedh sepse politikanët vjedhin, edhe kështu që me lekët e vjedhjes investojmë në shkolla dhe media ku bëjmë fushata si të mos vjedhim, se edhe kështu kur ai që vjedh është i nderuar, dhe ai që nuk vjedh është legen, edhe kështu që unë vjedh sepse ti vjedh, ne vjedhim se ata vjedhin, se ju vidhni ne vjedhim, se edhe kështu që të gjithë hajdutë të gjithë viktima të vjedhjes, të gjithë shihemi si hajdutë dhe i shohim të tjerët si kusarë, kështu ne nuk do të jemi me shekuj veçse një bandë banditësh, kusarësh, dhe do të vazhdojë loja:

Polici – Hajduti!

Një projekt pastrimi që të zgjasi 5 deri në 10 vjet! Me konsensus mbarë kombëtar! Dhe secili të dali me një koificent ndershmërie : Ta zemë qytetari P.M.. ka koificent ndershmëri 53 përqind, sepse aq justifikon pasurinë, por qytetarja M.K. ka koificent ndershmërie 41 përqind sepse ka vjedhur më shumë! Kontroll profesional dhe qytetar. Me juri mikste specialistësh, qytetarësh, dhe financierësh! Kjo bëhet me standarde dhe norma shumë të sakta që duhen përpunuar me shumë kujdes, të gjithëpranuara, dhe jo me aksion me punë vullnetare.

Cfarë kanë për të na dëgjuar veshët dhe parë sytë! Sa qejf kam të deklaroj se ku i kam gjetur paratë për të blerë Audin tim që e kam blerë okazion, pasi ka bërë 400 mijë kilometra, dhe është i vitit 1996!!! Një xhevahir është! Kjo është sfida që të kemi një Shqipëri të pastër! Ta rinisim Shqipërinë pastërtisht!

Ju sugjerojmë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
Politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

22 Janar, 2026 12:50 pm
Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
Kryesore

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

22 Janar, 2026 12:48 pm
Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak

22 Janar, 2026 12:21 pm
Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”
Bota

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”

22 Janar, 2026 12:19 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Bordi i Paqes, PD kërkon që Shqipërinë ta përfaqësojë Begaj, jo Rama

22 Janar, 2026 10:58 am
Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë
Aktualitet

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë

22 Janar, 2026 10:14 am
Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
Bota

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

22 Janar, 2026 9:23 am
“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare
Aktualitet

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

22 Janar, 2026 8:23 am
Para
Lagështia e i ftohti rrezikonin 9-vjeçaren, gjithçka ndryshoi për familjen

Lagështia e i ftohti rrezikonin 9-vjeçaren, gjithçka ndryshoi për familjen

Kërcënoi drejtorin e Burgjeve me mesazhe, Gjykata e mbyll në psikiatri

Kërcënoi drejtorin e Burgjeve me mesazhe, Gjykata e mbyll në psikiatri

Kufizohen veprimet kadastrale mbi resortin ‘Folie Marine’

Kufizohen veprimet kadastrale mbi resortin ‘Folie Marine’

TE FUNDIT

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
22 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Kryeministri Edi Rama po e përdor për të fituar ndikim politik marrëveshjen...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

Bordi i Paqes/ Spiropali: Historike, partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE
22 Janar, 2026

Ministrja Elisa Spiropali në seancën në Kuvend ka prezantuar marrëveshjen për Bordin e Paqes, duke theksuar se Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në seancën plenare, iu përgjigj deputetëve demokratë se përse nuk mori pjesë në forumin e...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
22 Janar, 2026

Presidenti amerikan Trump nënshkroi dokumentin i pari, duke themeluar zyrtarisht Bordin e Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com