Nuk bëhet fjalë për skuadrën kombëtare dhe as për ekipet e femrave, por për U17. Në shortin e eleminatoreve të hedhur sot nga UEFA, Shqipëria është renditur në vazon e katërt dhe kundërshtarë të saj do të jenë Serbia, Italia dhe Maqedonia.
Kjo është hera e tretë që kuqezinjtë luajnë përballë ekipit serb. Në fillim ishte Kombëtarja Kuq e Zi, e cila pati edhe një incident në Beograd, ndërsa një muaj më parë, ekipit të femrave i ra shorti për të luajtur me Serbinë.