Dihet se rreziku i Covid-19, vjen pikërisht nga intimiteti dhe kontaktet me të tjerët, por është thuajse e pamundur të praktikosh “distancimin social” me partnerin me të cilin ndan shtratin.
Natyrshëm lind pyetja, a lidhet ky rrezik edhe me jetën seksuale?
Deri më tani nuk ka asnjë provë që vërteton se koronavirusi transmetohet në rrugë seksuale, por dihet që njeriu infektohet nga stërkalat, apo dhe sipërfaqet që mbartin virusin. Kështu që, frika ekziston.
‘The Guardian” shkruan se nëse ti ose partneri yt jeni të dyshuar për COVID-19, është e qartë që kontaktet duhet të jenë sa më të largëta të jetë e mundur. Kurse, për njerëzit që nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë patur asnjë histori kontakti me të prekurit, jeta seksuale do të vijojë njësoj. Nëse po qëndroni në shtëpi dhe po ndiqni rregullat, seksi madje do t’ju ndihmojë të çlironi stresin e akumuluar./Opinion.al