Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Koha po ikën me shpejtësi”/ Berisha thirrje emigrantëve: Regjistrohuni për të firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë!

2025/02/18 at 1:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Koha po ikën me shpejtësi”/ Berisha thirrje emigrantëve: Regjistrohuni për të firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë!

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen në platformën PER të KQZ për të votuar më 11 maj.

Teksa ka thënë se koha ikën me shpejtësi, Berisha u kërkoi të votojnë për PD, për të firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë.

Sipas tij, pas 11 majit Shqipëria do ndryshojë me shpejtësi shumë të madhe.

”Mirëdita, sot jam këtu për t’u drejtuar me një thirrje më miqësore të gjithë emigranteve dhe emigrantëve, të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në diasporë dhe emigracion.

4 marsi është nesër në kuptimin e asaj që koha po ikën me shpejtësi.

Ndaj dhe konsiderojeni 4 marsin si një ditë të nesërme në mënyrë që të regjistroheni vetë, të regjistroni familjarët tuaj, të regjistroni dhe bisedoni me miqtë tuaj, të regjistrohen për të votuar, të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës dhe firmosur ndryshimin e madh të Shqipërisë.

Vota juaj në këto zgjedhje ka peshën më të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të jashtëzakonshme.

Ndaj dhe iu drejtohem ju sot, kudo që jeni, bëni gjithçka dhe regjistrohuni në portalin e KQZ, platformën PER në mënyrë që të firmosni me 11 maj ndryshimin e madh, ndryshimin e shumëpritur të Shqipërisë.

Unë gjithashtu kam një thirrje për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD dhe opozitës shqiptare, shfrytëzoni këtë periudhë në mënyrë që të dy dhe trefishoni votën tuaj.

Është një rast unik në jetë, është një rast që ju shumëfishoni kontributin në ndryshimin e Shqipërisë, në interesin më të mirë tuajin dhe të shqiptarëve.

Ndaj dhe ndani një pjesë të vogël nga koha juaj për t’u lidhur me familjarët tuaj, me miqtë tuaj, kudo që ndodhen në botë, për t’u kërkuar atyre njerëzisht që të regjistrohen, për të ndihmuar ata që të regjistrohen.

Unë garantoj shqiptarët jashtë vendit se projekti i PD do të jetë projekti më madhështor, projekti më transformues, projekti më i bukur që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.

Ndër të tjera ky projekt parashikon një kuadër ligjor, kuadër fiskal, një kuadër stimujsh për zbarkimin e butë të shqiptarëve jashtë vendit, për kthimin e tyre të butë në Shqipëri, për integrimin e tyre në të gjitha fushat, atë ekonomike, akademike, kulturore, administrative, etj.

Por mbi të gjitha, programi i PD synon të ngjisë Shqipërinë në majat e teknologjisë së kohës.

Ta shndërrojë atë në vendin e blackchain, bitcoin, internetit 3, data center, pra projekte të mëdha presin votën e shqiptarëve.

Të jeni të sigurt se pas 11 majit, Shqipëria do ndryshojë me shpejtësi shumë të madhe.

Ndaj dhe njëherë ftoj të gjithë shqiptarët jashtë vendit kudo që janë, i bëj thirrje patriotizmit të tyre, iu bëj thirrje idealeve të tyre demokratike, idealeve të tyre të lirisë, të regjistrohen në mënyrë që me votë të largojmë nga pushteti një regjim kukull, regjimin e republikës së Xhorxh Sorosit”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
“Qëndrimi i PD është shteti ligjor”/ Berisha: Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike!

“Qëndrimi i PD është shteti ligjor”/ Berisha: Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike!

“SPAK do përfundojë në koshin e plehrave”, Rama ironizon sërish Berishën: Kuak, kuak, kuak

“SPAK do përfundojë në koshin e plehrave”, Rama ironizon sërish Berishën: Kuak, kuak, kuak

Paracetamoli në shtatzëni mund të ndikojë në shëndetin mendor të fëmijëve

Paracetamoli në shtatzëni mund të ndikojë në shëndetin mendor të fëmijëve

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com