Ditën e sotme Shqipëria ka shënuar 104 vjetorin e pavarësisë nga Perandoria Osmane. Telegraph Travel, ka sjellë një numër faktesh kushtuar ditës së pavarësisë.
Një prej tyre, është edhe ai i drejtuesve të makinave në Shqipëri, të cilët kanë paguar taksë për semaforë, ndërsa nuk ekzistonin fare në qytet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në vitin 1995, kur drejtuesit e makinave të këtij qyteti, nuk kishin pranuar për të paguar 2.000 apo rreth 15 euro taksë për semaforë, me arsyen se ata nuk ekzistojnë fare në qytet, raporton Opinion.al.
“Është absurditet”, kishte thënë për Reuters një shofer atë kohë, shkruan Telegraph.
Në këtë artikull të Telegraph, përmendet edhe Lazarati, duke u cilësuar si “kryeqyteti” i kanabisit në Evropë.
Fakt tjetër i përmendur është edhe qyteti i Beratit i cili konsiderohet njëri nga qytet më të mira në Evropë, qytet i cili është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s./Opinion.al/