Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur kandidaturën për t’u rizgjedhur president nga radhët e demokratëve, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në 2024.
Biden e shalli zyrtarisht kandidaturën e tij të martën, duke nisur kështu betejën për të bindur votuesit se i meriton edhe katër vite në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Në një vide të publikuar ditën e sotme, Biden e cilësoi garën e vitit që vjen si një luftë kundër ekstremizmit republikan duke argumentuar se i duhet më shumë kohë që të përmbushë zotimin e tij për t’i rikthyer vendit dinjitetin.
“Kur kandidova për president katër vite më parë, thashë se jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës. Dhe vijojmë të jemi,” shprehet kreu i Shtëpisë së Bardhë në një video-mesazh.