Saimir Kodra ka bërë të ditur në studion e “Opinion ” se të hënën në emisionin investigativ “STOP” do të transmetohet një tjetër kamer e fshehtë . Sipas tij, edukatorja e cila shfaqet në video, ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve pa e ditur se po filmohej. Pamjet që do të transmetohen janë rrënqethëse dhe arsyet e dhunës shokuese.