Burgu ushtarak ishte harruar në Shqipëri, por duket se Ministria e Mbrojtjes po kërkon ta rikthejë. Për këtë është shpallur tenderi. Fondi limit është rreth 165 milionë lekë dhe kohëzgjatja e kontratës është 4 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Tenderi do të bëhet më 27 qershor, ka mësuar Boldneës.
Sipas dokumenteve, është parashikuar rregullimi i 10 dhomave të ndalimit disiplinor, ku 9 do të jenë dhomë fjetje dhe një ngrënie. Gjithashtu, do të ketë një dhomë e kujdesit mjekësor, dhomë vizite dhe takimi, do të ketë dushe. Në projekt janë të detajuara edhe dyert apo dritaret, të cilat do të jenë me zgavra hekuri. Mendohet se burgu ushtarak do jetë në godinën e Spitalit Ushtarak në Laprakë. Gjithsesi Ministria e Mbrojtjes duhet të sqarojë zyrtarisht se për ccfarë e ka shpallur këtë tender dhe si do funksionojë ky burg.