Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodheli: Ja misionet ku shqiptarët janë të angazhuar në NATO

2016/05/29 at 1:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëzimi i helikopterit/ Ja mesazhi i ndjerë i ministres Kodheli

Po zhvillohet dita e dytë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në fjalën e saj të hapjes ministrja Kodheli u shpreh se vendi dhe rajoni ka ende shumë sfida përpara.

Ministrja Kodheli vuri theksin te rajonet që mund të preken lehtësisht nga krizat dhe trazirat ndërkombëtare, një prej të cilëve sipas saj është edhe ky i yni. “Ballkani Perëndimor është relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por është i ndikuar kryesisht nga paratë dhe ideologjia e Moskës dhe fundamentalizmit. Ky rajon është udhëkryqi i cili bashkon Lindjen me Jugun, dhe ku janë të pranishme kërcënimet dhe sfidat e sotme.” – tha ministrja Kodheli, e cila shprehu pikëpamjet e saj për parandalimin e këtij rreziku.

“Në një kohë ku na duhet të përballemi me konflikte të tilla, konfliktet e tjera të mundshme mund të parandalohen lehtë nga proceset e integrimit. Integrimi është një proces i cili përhap stabilitet dhe siguri, dhe ofron një nxitje të rëndësishme për vendet që aspirojnë të ndërmarrin reforma demokratike.

Ministrja Kodheli përshëndeti nënshkrimin e Protokollit të Pranimit nga ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe Malit të Zi dhe përsëriti politikën e “dyerve të hapura” të Aleancës, duke inkurajuar të gjitha vendet e rajonit në përpjekjet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s. Ajo gjithashtu shprehu mendimin se “ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re të dialogut të strukturuar dhe të partneritetit me Kosovën.”

Kodheli solli në vëmendje edhe mënyrën e adresimit të sfidave të sigurisë. Sipas saj i rëndësishëm është ndërtimi i një koncepti dhe qëndrimi të përbashkët në frontin e sfiduesve dhe kundërshtarëve tanë.

“Këtë vit ne do të rrisim nivelin e pjesëmarrjes në Misionin Resolute Support, në Afganistan. Shqipëria po kontribuon në rritjen e forcave të reagimit të NATO-s, Task Forcën e Përbashkët e Gatishmërisë së Lartë (Very High Readiness Joint Task Force) me një kompani këmbësorie për periudhën 2016-2018. “Jemi në proces eksplorimi për të mbështetur përpjekjet e koalicionit anti-ISIS në terren dhe jemi të interesuar për t’u përfshirë në operacionin detar të NATO-s në Detin Egje, për të ndihmuar në krizat e migrimit. Në kuadër të BE-së, që nga nëntori 2015, ne kemi dërguar një ekip EOD në Mali dhe jemi duke kontribuar me oficer të shtabit në ALTHEA, Bosnje-Hercegovinë.” – tha ajo.

Në përfundim, ministrja Kodheli shprehu shqetësimin e saj për fenomenin e “luftëtarëve të huaj”, për të cilët ajo tha se “ushqejnë organizatat terroriste në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.” Ajo gjithashtu i njohu ligjvënësit nga parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës, me përpjekjet e Shqipërisë për ngritjen në vendin tonë të një qendre ekselence të NATO-s, për të studiuar këtë fenomen. “Pas diskutimeve dhe koordinimin në të dyja nivelet, atë të NATO-s dhe bilateral, tani jemi në fazën e përshpejtimit të përpjekjeve tona për të krijuar një Qendër Ekselence të NATO-s në Shqipëri kundër fenomenit të “foreign fighters” (luftëtarëve të huaj).” – tha zonja Kodheli.

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Antistres si lulja e blirit, lexoni më shumë rreth saj

Antistres si lulja e blirit, lexoni më shumë rreth saj

Shqipëria luan sot miqësoren me Katarin

Shqipëria luan sot miqësoren me Katarin

E fundit/ Digjen pishat e Semanit

E fundit/ Digjen pishat e Semanit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com