Në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku po prezantojnë platformat kandidatët për ambasadorë, deputeti i PD, Tritan Shehu u përfshi në një debat me kryetaren e komisionit Mimi Kodheli.
Teksa kandidatja për ambasadore në Izrael po paraqiste platformen e saj, Shehu e pyeti Meri Kumben nëse Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem. Për këtë pyetje kandidatja nuk dha përgjigje.
Shehu e ripërsëriti sërish pyetjen ndërsa reagoi drejtuesja e Komisionit, Mimi Kodheli, e cila i tha Kumbes që i sugjeronte të mos përgjigjej. Kjo përgjigje e Kodhelit shkaktoi debat në Komision.
Tritan Shehu: Me çfarë synimi shkoni atje, si e shikoni transferimin e ambasadës në Jerusalem?
Kodheli: Ju ftoj të mos i përgjigjeni kësaj pyetje, ju e merrni vetë vendimin tuaj.
Shehu: Jo, po shkelni rregulloren! Jemi komision politikë, dua përgjigjen time! Po ngelni në klasë, me nota pakaluese.
Kodheli: Ke të drejtë prandaj ne po qeverisim për dhjetë vite, ju keni kaq kohë që ngelni, prandaj duhet të mbani shënime!
Kumbe: Në fakt z. Ministër u dha përgjigja nga diskutimet këtu. Ju vlerësoj për eksperiencën. Ambasadori është një personalitet me integritet që përfaqëson zërin e kombit shqiptarë në qëndrimet politike. Ambasadori nuk shkon atje me qëndrim personal./Opinion.al