TIRANE – Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi të dielën pasdite se është angazhuar personalisht për të zbardhur ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy pilotë.
Ajo nuk komentoi drejpërdrejt por i ktheu përgjigje edhe Berishës që e ka akuzuar se ka thyer qëllimisht kutinë e zezë të helikopterit të rrëzuar.
Statusi i plotë i Kodhelit në Facebook
Falenderoj për përkushtimin dhe profesionalizmin 40 pjesëtarët e FA, polumbarët e Reneas dhe Forcës Detare, Policinë e Shtetit, ekspertët e Eurocopter dhe ata amerikanë, bashkëpunimi i të cilëve bëri të mundur nxjerrjen e trupit të helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës.
Ministria e Mbrojtjes, unë personalisht dhe Prokuroria, të cilën gjithashtu gjej rastin ta falenderoj, mbetemi maksimalisht të angazhuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Lajme te tjera per helikopterin e rrezuar te FA