Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli ka reaguar pas gjashtë ditëve në lidhje me grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit.
Kodheli theksoi se aeroporti është një vijë kufitare dhe kurrsesi nuk mund të ruhet nga policia private.
“Sot çështja ka kaluar në dorë të prokurorisë dhe është prokuroria ajo që do nxjerrë në pah të gjitha mangësitë e kësaj që ka ndodhur. personalisht e konsideroj rrethimin e aeroportit një vijë kufitare. Nuk e di nëse duhet të ishte lënë në vite me roje private. Kalimi i vijës kufitare mbart element të tjerë. Ju të gjithë udhëtoni dhe shikoni masat e sigurisë që ka në aeroportet e Botës sot”, tha Kodheli