TIRANE- Koço Këkëdhima për pak ditë bëhet sekretar i përgjithshëm i PS. Kështu deklaroi Sali Berisha në sallën e Parlamentit. Kujtojmë se këtë post aktualisht në PS e mban Gramoz Ruçi.
Më pas Berisha komentoi intervistën e Kokëdhimës në Opinion, duke u shprehur: “A e dëgjuat Kokëdhimën që tha kam firmosur pak orë para se të bëhesha deputet. Ai tha se për të vjedhur kam vjedhur por fajin e ka Berisha. Gjithsesi një gjë e tha të saktë, kur saktësoi se për mandatin e tij nuk vendos PD-ja por Gjykata Kushtetuese”.