Edi Rama po bën gati emërimin e Koço Kokëdhimës në krye të Ministrisë së Turizmit. Kështu deklaroi sot nga foltorja e Parlamentit, Edi Paloka, kreu i grupit demokrat.
“Po përgatitet ta sjellë Koçon ministër të Turizmit, ky është problemi juaj se ne i marrim vesh gjërat para jush, po përgatitet ta sjellë Koçon ministër të Turizmit se duhet të vjedhë prapë, a e patë sa i mërzitur ishte kryeministri pas vendimit për Koçon, dhe çfarë deklarate bëri pas vendimit të Kushtetueses”, u shpreh Paloka.
Po sot PD depozitoi në parlament një amendament ligjor që ndalon emërimin në poste të larta të deputetëve të përjashtuar.