“Askush nuk ka asnjë të drejtë në jug, vetëm Koço Kokëdhima”. Kështu është shprehur deputeti Aldo Bumçi, në studion e “Opinion” duke e konsideruar deputetin socialist, si “padroni i jugut”. Bumçi e ka bërë këtë pohim, pas përballjes në diskutim me Taulant Ballën, lidhur me deklaratat e Kryeministrit për veriun, dhe veçanërisht për personat “që e kanë parë Jonin, pas ardhjes së Berishës në pushtet”.