Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka publikuar shifrën e mjekëve të parë që kanë përfituar nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja thotë se numri i mjekëve përfitues është 85. Koçiu thekson se së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve, për tu dhënë mundësi mjekëve të tjerë që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.
“85 janë përfituesit e parë mjekë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes. Kjo është një mundësi e mirë për familjet e reja që të kenë një banesë, duke ua lehtësuar më tej jetesën mjekëve të rinj. Së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve, për tu dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë”,-shkruan Koçiu./ Opinion.al