Në datën 15 prill në orën 12:00, koalicioni “Bashkë Fitojmë” hap zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në këto zgjedhje, koalicioni i PL, PBDNJ dhe PDK me kanidatët e dalë nga primaret e PD, dalin me sloganin “Ndryshimi fillon nga duart e tua”.
Edhe pse fushata nuk ka nisur zyrtarisht, kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një tur takimesh në shumicën e bashkive të vendit, duke kërkuar mbështetje për kandidatët e koalicionit./Opinion.al