“Me fjalë të vogla”, balada e Florian Mumajesit është aktualisht kënga më e klikuar në You Tube dhe në rrjetet sociale, flitet se ajo të jetë edhe kënga fituese e këtij edicioni të 17-të të Kënga Magjike.
Flori Mumajesi, Albërie Hadërgjonaj dhe Aurela Gaçe Janë tre emrat “big” të muzikës shqiptare, që do të mbyllin edhe natën e dytë gjysëmfinale të Kënga Magjike. 22 këngëtarët që do të ngjiten në skenë do ti performojnë “live” këngët e tyre.
Menjëherë pas tyre do të mësojmë edhe emrat e këngëtarëve që do të jenë në finalen e madhe të këtij festivali.