Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klubi Partizani reagon pas incidenteve: Dhuna si pasojë e mungesës së bashkëpunimit, Policia e Shtetit mbërriti me vonesë

2025/02/09 at 7:13 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Derbi Partizani-Tirana/ Goditën me sende të forta policin, shoqërohen dy tifozë

Klubi i Partizanit ka reaguar pas përplasjeve dhe tensioneve që ndodhën në derbin ndaj Tiranës, ku si pasojë u shoqëruan në polici dy tifozë dhe u lënduan disa policë.

Sipas reagimit të klubit, thuhet se incidentet mund të ishin shmangur, nëse strukturat përgjegjëse do të kishin vepruar me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.

Klubi Partizani thotë se pamjet e shëmtuara të dhunës janë një pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së koordinimit, bashkëpunimit dhe gatishmërisë nga ana e Policisë.

“FK Partizani dënon me forcë incidentet e ndodhura sot në derbin e zhvilluar në “Arena e Demave”, incidente që mund të ishin shmangur nëse strukturat përgjegjëse do të kishin vepruar me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.

Që prej datës 3 shkurt 2025, përfaqësuesit e klubit tonë kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur takim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe Komisariatin nr. 4, për të bashkëpunuar dhe koordinuar organizimin e derbit në këtë stadium, duke qenë se ishte hera e parë që ky takim zhvillohej në këtë arenë. Me keqardhje, jo vetëm që drejtuesit e këtyre institucioneve refuzuan të takoheshin me ne, por me një arrogancë të pashpjegueshme deklaruan se nuk e marrin përsipër sigurimin e këtij eventi, duke kërkuar të mos kontaktohen më për këtë çështje.

Gjithashtu, kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim që ky takim të zhvillohej normalisht, duke përfshirë të dyja tifozeritë në stadium. FSHF na ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes dhe ka kërkuar nga ne të marrim masat përkatëse në kuadër të përgjegjësive që ka një klub futbolli, të cilat i kemi respektuar maksimalisht.

Sot, si pasojë e së njëjtës mendësi të papërgjegjshme dhe arrogante, Policia e Shtetit mbërriti me vonesë në takim, duke krijuar një boshllëk sigurie, i cili bëri që përplasjet mes dy tifozerive të transferoheshin brenda në stadium. Pamjet e shëmtuara të dhunës, të ndodhura para fillimit të takimit, janë një pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së koordinimit, bashkëpunimit dhe gatishmërisë nga ana e Policisë.

Si rezultat, me keqardhje konstatojmë se disa tifozë dhe efektivë policie u lënduan, një situatë që mund të ishte shmangur plotësisht nëse përgjegjësit e rendit do të kishin kryer detyrën e tyre me seriozitetin dhe përkushtimin që kërkon një event i tillë. Kjo sjellje e disa drejtuesve të papërgjegjshëm në Policinë e Shtetit dëmton reputacionin e këtij institucioni dhe cenon besimin e qytetarëve tek forcat e rendit.

FK Partizani kërkon një hetim të plotë dhe përgjegjësi konkrete për dështimet e sotme, si dhe një rishikim të qasjes së Policisë ndaj organizimit të eventeve sportive, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten më. Klubi ynë ka qenë dhe do të mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve”, thuhet në reagim.

Ju sugjerojmë

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Para
Malësi e Madhe/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Linaj

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, qëllohet ndaj një personi në makinë

Dalin Exit-Poll-et e para, këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë

Dalin Exit-Poll-et e para, këto janë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë

Begaj dekreton emërimin e 6 ambasadorëve, Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO

Mbyllen votimet në Kosovë, Begaj: Urojmë që qeveria e re të vijojë reformat dhe përparimin ekonomik

TE FUNDIT

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
1 Dhjetor, 2025

Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Rama se përmes parave të drogës është duke qeverisur në vend. Në Foltoren para...

Lexo më shumë

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
1 Dhjetor, 2025

Një fantazmë po endet në kontinentin e vjetër: ajo e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Në dokumentin e tij të fundit...

Lexo më shumë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
1 Dhjetor, 2025

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com