KLSH: Mungesë ilaçesh në farmacitë e spitaleve; në mesin e tyre ato për tumoret, sëmundjet kronike, inflamatore dhe …

Kontrolli i lartë i Shtetit konstaton mungesë të disa barnave të rëndësishme të rimbursueshme në treg.


“Në një auditim të publikuar së fundmi theksohet se përgjatë vitit 2023 është evidentuar mungesë barnash si në farmacitë e spitaleve ashtu edhe në farmacitë e rrjetit të hapur, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë tek pacientët”, raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.

Në mesin e ilaceve që mungonin janë ato për tumoret, sëmundjet kronike, inflamatore si dhe ato të shëndetit mendor.

“Barnat e vetë deklaruara si mungesë, nga vetë shoqëritë importuese kanë ndikuar dhe në konsumin e tyre vjetor, gjithashtu mungesa e disponibilitetit të këtyre barnave ka ndikuar tek një numër i konsiderueshëm pacientësh”, thuhet në publikimin e KLSH.

Sipas raportit, arsyet e mungesave të tyre rezultuan kryesisht për shkak të prodhuesve, vonesave në transport dhe prodhim apo dhe ç’regjistrime të barnave.

“Nga auditimi rezultoi se dhe pse prej importuesve janë dhënë arsyetime, kjo nuk i ka dhënë zgjidhje mungesës së disponibilitetit të barnave.”

Në raportin e gjatë të KLSH problematika vërehen edhe në kontratën koncensionare të Check up-it.

Përgjatë vitit 2023 janë kryer pagesa në shumën 876,083 mijë Lekë për 475,000 kontrolle të planifikuara, në një kohë që shërbimi i kontrollit mjekësor është kryer për 467,664 raste. KLSH i kërkon FSDKSH që në bashkëpunim me MSHMS të ndërhyjë.

“Të marrë masat për përgatitjen e një relacioni argumentues të detajuar për MSHMS, e cila në bashkëpunim me Shoqëritë Koncesionare të gjykojnë dhe vlerësojnë mbi mundësinë reale të rishikimit të kushteve të kontratës, me qëllim kjo eliminimin e pagesave për shërbim të pakryer, si dhe kthimin në ligjshmëri dhe ndërprerjen e pagesave të TVSH-së, për shërbime të përjashtuara nga ky lloj tatimi, duke synuar përdorimin e fondeve publike me efektivitet, eficencë dhe ekonomicitet.”

Në vitin 2023 ka pasur një rritje të numrit të kontrollit mjekësor bazë të kryer me 12,835 kontrolle më shumë se në vitin 2022.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT