Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klosi: Zgjidhim hallin e pensionistëve, njihen vitet e punës të ’90-ës

2016/06/30 at 10:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Referendumi, PS publikon shifrat zyrtare : Klosi nuk flet për Blushin

Ministri Klosi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije një vendim të qeverisë e cila u njeh vitet e punës para janarit 1994 të gjithë personave që rezultojnë me dokumentacion të rregullt.


Klosi tha se kjo zgjidh problemin e qytetarëve që i drejtoheshin deri më sot Gjykatave pasi nuk i njiheshin.

“Ky ligj zgjidh problemin madhor të viteve pa kontribute, njohje të viteve të punës, të cilat nuk kanë qënë të rregullta dhe të detajuara apo aspak për faj të qytetarëve por për shkak të parregullsisë së administratës publike që nuk i kanë dokumentuar. Ka pasur mijëra ankesa që nuk kanë marrë pension në bazë të viteve të punës, për të marrë të drejtën e tyre qytetarët janë rropatur gjykatave, kanë humbur vite të tëra përfitimi dhe nuk e kanë marrë ende të drejtën. Vendimi i miratuar dje në zbatim të nenit 91 të ligjit për sigurimet shoqërore ka sjellë disa ndryshime se si do trajtohen këto kategori. Gjatë 2015 rreth 3500 pensione, janë caktuar jashtë afateve ligjore duke sjelle reagime të qytetarëve shqiptarë. Tashmë me këtë vendim, qytetarët nuk kanë pse të shkojmë më drejt Gjykatave, por do marrë shteti përgjegjësinë për njohjen e pensioneve”, tha Klosi.

Ministri Klosi u ndal tek një tjetër vendim i rëndësishëm për pensionistët në disa zona rurale, të cilët do të përfshihen në skemën lehtësuese për pagesën e energjisë, ku hiqet fasha prej 300 kilovatësh.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është miratuar dje në Këshillin e Ministrave, plani kombëtar i veprimit për personat me aftësi të kufizuar.

“Këta persona nëpërmjet trajtimeve do të mund të riintegrohen në shoqërinë shqiptare. Do tregohet më shumë përkujdesje për këtë kategori. Qëllimi i këtij plani synon të bëjë integrimin e këtyre personave, të shmangë diskrimimin, dhe të mundësojë më shumë trajtim e përkujdesje për ta”, tha ministri Klosi.

Vendimi i qeverisë

1.Të njihen vjetërsi pune për efekt pensioni periudhat e punës të kryera nga personat e punësuar në ish-ndërmarrjet shtetërore dhe vitet e punës të ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore, sipas dokumentimit në regjistrat e vjetërsisë në punë, në rastet kur të gjitha fletët e regjistrit ose vite pune të veçanta në të gjitha fletët e regjistrit janë të dokumentuara me laps.

2.Në rastet kur vjetërsia e punës ose elemente të veçanta të fletës individuale të regjistrit janë të plotësuara me laps dhe nga strukturat e sigurimeve shoqërore nuk gjendet mundësia për të provuar saktësinë e tyre në mënyrë indirekte me dokumente të tjera administrative, saktësia e të dhënave të regjistrit ose vërtetimi i fakteve bëhet me vendim të gjykatës.

3.Në rastet kur rubrika të veçanta të fletëve individuale të regjistrave të vjetërsisë në punë janë të paplota, evidentojnë fillimin por jo mbarimin e periudhës së punës, nuk janë të shkruara dukshëm ose kanë gërma të rishkruara, janë të dëmtuara fizikisht ose të padallueshme për shkak të periudhës së gjatë nga data e krijimit të fondit arkivor, mungojnë elemente të veçanta të identifikimit të personit ose janë të shkruara me shkurtime dhe, për rrjedhojë, me të dhënat e fletës së regjistrit nuk mund të provohet e gjithë periudha e sigurimit ose pjesë të saj, të kërkuara dhe dokumentuar nga personi i interesuar, strukturat përgjegjëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore marrin në konsideratë të dhëna të tjera dokumentare, të prodhuara nga organe shtetërore, të cilat indirekt i shërbejnë vërtetimit dhe plotësimit të periudhave të sigurimit.

4.Në zbatim të pikës 3, të këtij vendimi, për dokumentimin e vjetërsisë në punë, për efekt pensioni, përveç të dhënave të dokumentuara në librezën e punës, në regjistrat e vjetërsisë në punë, në listëpagesat apo borderotë dhe vërtetimet e lëshuara nga ndërmarrjet dhe institucionet me objekt vërtetimin e vjetërsisë në punë, si dokumente alternative plotësuese do të shërbejnë edhe të dhënat e regjistrave themeltarë të punonjësve, indekset e regjistrave të vjetërsisë në punë, librat kontabël me të dhënat individuale të pagave mujore, vendime të organeve shtetërore qendrore, lokale dhe të ndëmarrjeve e institucioneve, për emërimet, transferimet, kualifikimet, ngritjen në pagë apo kalimin nga një detyrë në tjetrën, si dhe dokumente të tjera shtetërore, që mund të gjenden në dosjet personale të punonjësve dhe që i shërbejnë këtij qëllimi. Saktësimi i periudhave të sigurimit nëpërmjet dokumenteve dhe të dhënave të tjera arkivore bëhet me vendime të komisioneve të posaçme. Rregullat e funksionimit dhe procedurat administrative të punës së komisioneve përcaktohen me vendim të Këshillit Administrativ të ISSH-së, i ngritur në zbatim të neneve 72, 73, dhe 74, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5. Në rastet kur dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit, të evidentuara në pikën 4, të këtij vendimi, janë të djegura ose janë bërë të papërdorshme për shkak të kushteve të papërshtatshme të ruajtjes, vërtetimi i vjetërsisë në punë dhe periudhave të sigurimit bëhet vetëm në gjykatë. Për të gjitha rastet kur strukturat e sigurimeve shoqërore nuk kanë argumente apo prova dokumentare të veçanta që të vërtetojnë të kundërtën e përcaktimeve në vendimet e gjykatave të shkallës së parë, vendimet e tyre nuk apelohen dhe vjetërsia në punë, e dokumentuar në këto vendime, është e vlefshme për caktimin e pensioneve.

6. Instituti i Sigurimeve Shoqërore merr të gjitha masat, që, brenda 6 muajve nga data e këtij vendimi, të skanojë dhe të evidentojë në një bazë të dhënash të veçantë të gjitha periudhat e sigurimit të evidentuara me laps, si dhe certifikimin me komision të përmbajtjes së tyre.



Ju sugjerojmë

Detaje nga atentati në Durrës/ Ermir Dedja u qëllua teksa po ecte, i arrestuar për…
Aktualitet

Detaje nga atentati në Durrës/ Ermir Dedja u qëllua teksa po ecte, i arrestuar për…

20 Maj, 2025 9:09 am
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?
Bota

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20 Maj, 2025 8:46 am
Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s
Aktualitet

Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s

20 Maj, 2025 8:36 am
Kryeministri Rama takim sot me shqiptarët e Athinës
Aktualitet

Rama falenderon shqiptarët e diasporës: E bëtë fitoren më domethënëse

20 Maj, 2025 8:27 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 maj 2025

20 Maj, 2025 8:19 am
Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës

20 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

20 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Para
Stadiumi – model i duhur në vendin e paduhur

Koncensioni SGS i Berishës dhe “pafuqia” e Ramës

Françeska Jaçe seksi në setin e ri…

Françeska Jaçe seksi në setin e ri...

Shikoni sa seksi duket tifozja Irid Oxa në plazh

Video/ Ja si harbohen në klub tifozet seksi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Detaje nga atentati në Durrës/ Ermir Dedja u qëllua teksa po ecte, i arrestuar për…

Detaje nga atentati në Durrës/ Ermir Dedja u qëllua teksa po ecte, i arrestuar për…
20 Maj, 2025

Këto janë pamjet nga vendi ku u ekzekutua me armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja, në lagjen nr.18 të qytetit të...

Lexo më shumë

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?
20 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër,...

Lexo më shumë

Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s

Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s
20 Maj, 2025

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë...

Lexo më shumë

Rama falenderon shqiptarët e diasporës: E bëtë fitoren më domethënëse

Kryeministri Rama takim sot me shqiptarët e Athinës
20 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar mëngjesin e sotëm të gjithë shqiptarët që votuan për herë të parë nga jashtë vendit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com