Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e parë me ish-presidentin Bill Klinton.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se Klinton është për herë të parë në Shqipëri.
Ndërsa shton se ish-presidenti është miku i përjetshëm i kombit shqiptar.
“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri”, ka shkruar Rama në postimin e tij./Opinion.al