Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klimë terrori në Francë/ 57 mijë forca policore për sigurinë e zgjedhjeve

2017/04/22 at 1:55 PM
në Aktualitet, Bota, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sulmi në Paris, paralajmërimi i fundit se terrorizmi godet kudo e kurdo”

Police seal off the Champs Elysees avenue in Paris, France, after a fatal shooting in which a police officer was killed along with an attacker, Thursday, April 20, 2017. French media are reporting that two police officers were shot Thursday on the famed shopping boulevard. Many police vehicles can be seen on the avenue that passes many of the city's most iconic landmarks. (AP Photo/Kamil Zihnioglu)

Franca shkon në zgjedhje në një kohë terrori. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do zhvillohet të dielën në një situatë të ndryshuar tashmë. Ishte e qartë që masat e sigurisë do të forcoheshin gjatë procesit të votimit, por tani ato do të marrin një tjetër përshkallëzim.


50 000 policë do të angazhohen në mbarë vendin, të mbështetur edhe nga 7 000 forca ushtarake. Atentatet e viteve të shkuara në Evropë tregojnë se pavarësisht vendosmërisë së shteteve të ndryshme kundër ekstremistëve, mbetet gjithmonë një shkëndijë pasigurie.

Terrorizmi nuk mund të kontrollohet tërësisht. Pas incidentit në Champs Elysee, liderja e ekstremit të djathtë Marine le Pen kërkoi mbylljen e të gjitha xhamive në vend. Kryeministri Bernard Cazeneuve e akuzoi se po përpiqet të nxjerrë përfitime prej ngjarjes së rëndë: “Kandidates së Frontit Nacional i pëlqejnë dramat. Ajo kërkon në çdo rast të përfitojë prej tyre e të kontrollojë situatën duke hedhur farën e përçarjes”.

Një shënim i shkruar me dorë, që lëvdonte grupin militant Shteti Islamik u gjet pranë personit të armatosur, të dyshuar për vrasjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve në kryeqytetin francez. Sipas zyrtarëve të antiterrorit, emri i agresorit 39-vjeçar Karim Cheurfi figuronte prej kohësh në të dhënat e policisë, ku përfshihej edhe një përpjekje e dështuar për të sulmuar forcat e rendit.

Cheurfi ishte arrestuar në muajin shkurt, por autoritetet ishin detyruar ta lironin për mungesë provash. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump shkroi të premten në Twitter se sulmi në Paris do të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale, ndërsa për zëvendëspresidentin Mike Pence, episodi që tmerroi Francën është një tjetër kujtesë e faktit se terrorizmi mund të godasë kudo dhe në çdo kohë.

Etiketa: policiaTERRORzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros
Kryesore

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros

6 Nëntor, 2025 10:59 am
Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore
Bota

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore

6 Nëntor, 2025 10:16 am
Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
Kronikë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

6 Nëntor, 2025 9:07 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:48 am
Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës
-U tha në Opinion

Hajrulla Çeku: Është koha për ndryshimin e Prishtinës

6 Nëntor, 2025 12:22 am
Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën
-U tha në Opinion

Përparim Rama: Jetova 29 vite në Londër, u ktheva për të transformuar Prishtinën

5 Nëntor, 2025 11:01 pm
SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit
Bota

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

5 Nëntor, 2025 10:02 pm
“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump
Bota

“Po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur Trump

5 Nëntor, 2025 9:18 pm
Para
“Nike” e “Adidas” prodhohen në vend, kjo është fabrika që i falsifikon

"Nike" e "Adidas" prodhohen në vend, kjo është fabrika që i falsifikon

Arrestohet banditi i Vlorës. Ja krimet makabre që ka bërë

Masakra në Vlorë/ Dëshmia në polici e autorit: Nuk e mora vesh si ndodhi

Enca dhe Noizy shtojnë milionat për 15 ditë

Pasi u përjashtua nga Noizy, Enca po bashkëpunon me producentin e Erës
















TE FUNDIT

VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin
6 Nëntor, 2025

Një episod i pakëndshëm ndodhi në ndeshjen Marseill-Atalanta, e vlefshme për Champions League. Kur sulmuesi i ekipit italian, Ademola Lookman,...

Lexo më shumë

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros
6 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi projektligjin për barazinë gjinore, që do të votohet këtë të enjte në Parlament, si një...

Lexo më shumë

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore

Çfarë nënkupton kërcënimi i Trumpit për testimet globale bërthamore
6 Nëntor, 2025

Në qershor të vitit 2019, drejtori i agjencisë kryesore të inteligjencës të Pentagonit doli me një pretendim për Rusinë dhe...

Lexo më shumë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
6 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Në pranga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com