Këshilli i Lartë i Drejtësisë u ka bërë thirrje gjyqtarëve të të gjitha Gjykatave në vend që brenda muajit prill të depozitojnë pranë këtij institucioni formularët e vetëdeklarimit.
Në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, dorëzimi i formularëve ka nisur që prej datës 29 mars dhe brenda datës 4 maj, të gjithë gjyqtarët si dhe zyrtarët e tjerë të lartë duhet të dorëzojnë formularin pranë institucioneve përkatëse.
Ndër pyetjet që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës së gjyqtarëve, siç janë rastet nëse janë dënuar ndonjëherë, është edhe pyetja nëse janë shtruar më parë në ndonjë spital psikiatrik.