Këngëtari Klajd Haruni, pak ditë pas përfundimit të Kënga Magjike ka sqaruar sepse i ka dhënë Flori Mumajesit, mikut, bashkëpunëtorit, vëllait të tij 0 pikë. Ja çfarë shkruan ai:
“Shumë është komentuar nëpër rrjete sociale , portale online apo media të ndryshme pjesa e vleresimit tim me 0 pikë ndaj atij që une e kam si vella Flori Mumajesi e doja te beja nje sqarim per te gjithe ju.
Me shpirt e zemer do ti kisha dhene piket maksimale, jo vetem per faktin e te qenit vëllai im por edhe sepse mendoj qe ishte kenga me e bukur e festivalit, kenga qe kishte aq shume shpirt, pra `me fjale te vogla`ishte kenga fituese e ketij festivali gjithmone sipas mendimit tim, por jo vetem. Pikerisht per shkak te kesaj marrëdhënie, per vetë faktin se të gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin veteshpallur fituesin, vendosa te mos behem pjese e kesaj loje kaq te piset, thashethemeve te tipit fiton Flori sepse ka futur gjithë njerezit e tij apo lobingjeve qe nuk kam fjale si ti quaj, vendosa te mos behesha pjese e gjithe kesaj shfaqje teatrale edhe pse u detyrova te mos isha vetvetja”, përfundon reagimin e tij këngëtari Klajdi Haruni.