Federatës Shqiptare të Futbollit i është komunikuar nga organizmi Europian i futbollit se është ndëshkuar me masë financiare në lidhje me procedimin e hapur për ndeshjen me Rumaninë, për shkak të hedhjes së një fishekzjarri nga sektori i tifozëve shqiptarë në fushën e lojës. Sipas komunikatës, kuqezinjtë janë dënuar me 20 mijë euro gjobë. Është ky ndëshkimi i parë nga Uefa në një Europian për Shqipërinë./360gradë