Civilët e bllokuar brenda qytetit sirian Aleppo janë duke kaluar momente tmerri nga lufta.
Disa të rinj kanë publikuar mesazhe lamtumire në rrjetet sociale. Të rinjtë janë lutur për t’i dhënë fund konfliktit që po zhvillohet në Aleppo. Mesazhet janë publikuar në Twitter, Facebook dhe Youtube.
Në një nga videot e postuara në internet, Salah Ashkar, lutet për ndërhyrje për t’i dhënë fund sulmeve brutale në Aleppo, duke thenë në kamer: “Ju lutem, na shpëtoni, kjo mund të jetë videoja ime e fundit.
Një tjetër person , i quajtur Omar, teksa filmon veten dëgjohen të shtënat e armëve dhe bombat që plasin lutet për t’i shpëtuar./tvklan.al