Policia e Chicago-s është vën në kërkim të këngëtares së njohur Sienad O’Conor, pasi kjo e fundit ka kërcënuar se do kryejë vetëvrasje.
Këngëtarja mendohet se ka telefonuar ditën e martë familjarët duke u thënë atyre se ndodhej në një urë në Chicago dhe do tentonte të hidhej. Menjëherë pas kësaj telefonate, të afërmit e saj kanë kërkuar bashkëpunim midis policisë irlandeze dhe asaj amerikane për gjetjen e këngëtares. Por ndryshe nga herët e tjera, kërkimi për 49-vjeçaren këtë herë do mbetet në status “pasiv”, duke nënkuptuar që ky mund të jetë dhe një alarm i rremë.
Ylli i “Nothing compares to you” nuk është hera e parë që bëhet pjesë e një ngjarjeje të tillë. Në maj të këtij viti, ajo la një mesazh vetëvrasjeje me anë të një statusi në Facebook, duke thënë se kishte konsumuar një sasi shumë të madhe ilaçesh. Por, pak orë më vonë policia e gjeti në një dhomë hoteli, pasi ishte larguar me biçikletë.